20,03,2025

Bajrami thotë se ministri i Shëndetësisë është lodhur duke dhënë data për sigurimet

Must Read

Ajo në seancën e Kuvendit ku po diskutohet për sigurimet shëndetësore ka akuzuar Rrahmanin se nuk ka ditur ta menaxhojë këtë sistem.

Bajrami po ashtu ka thënë se kryeministri Mustafa nuk e ka marr seriozisht këtë problematikë.

“Ministri është lodhur duke dhënë data pasi nuk e ka pas idenë se si të menaxhohet ky sistem por as ju z. Mustafa nuk u morët seriozisht me këtë problematikë. Sistemi shëndetësor është në kolaps e ju nuk e vëreni këtë. Nuk e keni idenë se sa qytetarëve ju kushton me jetë pritja për trajtim sepse njerëz të afërt me ju nuk i përjetojnë këto. Dhe kjo është politika klanore që ju po bëni. Ju e as ministri juaj nuk e keni idenë se ky sistem është në kolaps. Kush do të paguajë këtë janë fatkeqësisht qytetarët”, theksoi Bajrami.

“Z. Mustafa a e dini se a ka pas kampanjë informuese për nisjen e mbledhjes së premiumeve se qytetarët nuk e dinë. Ju pyes të na jepni datë të saktë se kur do të nis ky proces dhe kur qytetarët do të kenë shërbime më të mira dhe ju lutem t’i përmbaheni atyre datave”, është shprehur Bajrami.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Nuk ndalet në shenjën stop të policit dhe shkakton aksident trafiku në Ferizaj, 18 vjeçari shoqërohet në polici

Me datën 14.03.2025, rreth orës 13:28, në rrugën "Driton Islami" në Ferizaj, njësia e policisë së komunikacionit rrugor i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img