18,11,2024

Bajrami i reagon ministres Ahmeti për demarkacionin

Must Read

Ahmeti ka thënë për mediat në vend se duhet të ratifikohet demarkacioni i kufirit me Malin e Zi, pasi sipas saj, vendet që synojnë proceset integruese duhet të kenë të zgjidhura çështjet e kufijve.

Ndërsa, deputetja Bajrami ka reaguar duke thënë se brenda BE-së ka vende që nuk e kanë zgjidhur problemin e kufirit.

Ky është shkrimi i plotë i Bajramit:

Ministresha e Integrimeve Mimoza Ahmeti e cila e ka ushtruar funksionin e ambasadores së Kosovës në Slloveni e edhe në Bruksel paska deklaruar se:

“Sllovenia dhe Kroacia, e kanë zgjidhur problemin e tyre sepse Kroacia nuk ka mundur të bëhet shtet anëtare pa e zgjidhur vijën kufitare”.

Tani, çfarë rezultati mund të presim në procesin e integrimeve nga një ministre e cila edhe pse ka qenë ambasadore pikërisht në Slloveni nuk e dinë se Sllovenia dhe Kroacia nuk e kanë të zgjidhur përfundimisht vijën kufitare!

Ministre,

Për informatën tuaj, Sllovenia dhe Kroacia më 4 nëntor 2009 kanë nënshkruar marrëveshje me njëra tjetrën që mosmarrëveshjet e tyre rreth kufirit ndër-shtetëror t’i dërgojnë në arbitrazh.

Takimi i parë procedural ne mes tyre është mbajtur me 13 prill 2012. Vendimi i pjesshëm është dhënë më 30 qershor 2016, dhe çështja ende ka mbetur e pa përfunduar.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img