20,11,2024

Bajrami hedh poshtë pohimet e VV’së se seanca konstituive duhet të kryhet brenda 30 ditësh

Must Read

Reagimi tij ka ardhur pas postimit të deputetes nga radhët e VV-së, Albulena Haxhiu e cila ka thënë se konstituimi i kuvendit duhet të bëhet brenda 30 ditësh nga dita e shpalljes zyrtare të rezultateve zgjedhore, transmeton Express.

Tutje ajo ka thënë se Kuvendi po mbahet peng për shkak të Kadri Veselit si dhe sipas saj deputetët e koalicionit PAN duhet të zevendësohen me deputetë të tjerë që janë në radhë.

Ky është postimi i plotë i Albulena Haxhiut:

Sipas Kushtetutes se Republikes se Kosoves, konstituimi i Kuvendit duhet te behet brenda 30 ditësh nga dita e shpalljes zyrtare te rezultateve zgjedhore.

Sipas aktgjykimit të Gjykates Kushtetuese, vetem koalicioni apo partia qe ka fituar me se shumti vota ne zgjedhje, mund ta propozoj kandidatin per Kryetar Kuvendi.

Me gjithe tentimet, fatkeqesisht ende nuk ka ndodhur konstituimi i Kuvendit, pavaresisht faktit qe Kushtetuta e kerkon qe konstituimi te ndodhe brenda 30 ditesh.

Koalicioni PAN per shkak te mungeses se numrave, refuzoi pjesemarrjen edhe ne seancen e sotme.

Eshte e qarte qe ky koalicion nuk po i kryen obligimet kushtetuese dhe do te ishte e udhes qe Gjykata Kushtetuese ta shqyrtonte marrjen e mandateve te ketyre deputeteve te papergjegjshem nga radhet e koalicionit PAN.

Kuvendi nuk mund te mbahet peng per shkak te Kadri Veselit. Deputetet e koalicionit PAN duhet te zevendesohen me te tjere deputete qe jane ne radhe.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img