26,11,2025

Bahtiri tregon se çka i ofroi LDK’ja AKR’së për të hyrë në koalicion

Must Read

Aleanca Kosova e Re sipas marrëveshjes së arritur do të marrë kryeparlamentarin dhe presidentin – në afat kushtetues, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës kryeministrin me një numër të caktuar ministrish.

Nënkryetari i AKR-së, Agim Bahtiri ka thënë në Info Magazine të Klan Kosovës se kjo draft marrëveshje është ende duke u shqyrtuar dhe nuk është nënshkruar akoma.

“Kjo draft marrëveshje qëndron dhe deri në përfndim të gjithë këtij procesi, jemi duke shqyrtuar draftin të cilin e ka bërë oferta e LDK-së”.

“Kryesia e AKR-së është duke shqyrtuar, duke diskutuar çdo vendim ose propozim dhe jemi në rrugë të një marrëveshje”.

“Ne kemi postin e kryeparlamentarit dhe presidenti në mandatin e  duhur, që të mbështetet nga LDK. Jemi duke biseduar për ministritë dhe të gjithë e dinë se ne kemi pjesën kryesore të zhvillimit ekonomik”.

“Ne do t’i shqyrtojmë të gjitha marrëveshjet apo propozimet që kanë ardhur nga partitë e tjera dhe në fund do të dalim me një vendim konkret”. /klankosova/.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img