Lajme

Azem Vllasi kritikon mospjesëmarrjen e opozitës në seancë

By FerizajPress

April 07, 2016

Njohësi i çështjeve aktuale Azem Vllasi, ka thënë se kritikon veprimin e sotëm të partive opozitare, shkruan GazetaBlic.

Ai ka shprehur shqetësimin e tij, se nëse nevojitet dialog mes partive opozitare dhe nëse presidenti i fton në një takim, VV-ja dhe partitë e tjera opozitare mund ta bojkotojnë.

“Ata nuk morën pjesë sot në seancë, gjë që unë e kritikoj. Hashim Thaçi po supozoj që kur do ta thërrasë opozitën, nuk do të vijë qysh bënte te Jahjaga, ka thënë ai.

E sa i takon zgjedhjes së Thaçit, ka thënë se erdhi si erdhi, deputetët e votuan atë për president. /G.Blic/