27,12,2024

AVONET: Vetëvendosje sërish me presion ndaj qytetarëve duke “shtrirë dorën” për ndihmë financiare

Must Read

Në adresë të rrjetit të OJQ-ve AVONET, është drejtuar një bashkëatdhetar i yni i cili jeton në

Suedi, me këtë rast ai ka shfaqur pakënaqësi rreth një E-maili që i është drejtuar nga ana e

Lëvizjes Vetëvendosje, duke vlerësuar si shqetësuese dhe formë presioni ndaj tij kërkesën

për mjete financiare për realizimin e agjendave partiake, thuhet në një komunikatë lëshuar nga Rrjeti i OJQ-ve AVONET.

Me këtë rast ky bashkëatdhetar i yni ka kërkuar nga ana e AVONET-it të reagoj duke na

përcjellur në adresën tonë elektronike përmbajtjen e E-mailit- të e cila i është drejtuar

bashkëatdhetarëve tanë të cilët jetojnë e veprojnë në Suedi.

Ai ka shprehur shqetësimin e tij ndaj një kërkese të tillë me arsyetimin se në Suedi është e

ndaluar mënyra e grumbullimit të mjeteve financiare në këtë mënyrë se si na janë drejtuar

Lëvizja Vetëvendosje.

Ne si AVONET shprehim, shqetësimin dhe indinjatën tonë ndaj një kërkese të tillë e cila

nuk është se po ndodh për herë të parë nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje, pasi që kërkesa

të tilla për mbështetje financiare në adresë të qytetarëve ka pasur edhe më herët pikërisht

nga i njëjti subjekt politik.

Tashmë Vetëvendosje, po njihet për këto mënyra financimi, derisa vazhdimisht thirret në atë

se nuk pranon fonde nga mënyra të tjera financimi, siç thotë se bëjnë partitë e tjera, andaj

për çfarë ju duhen ato para, për aktivitet politike apo ndonjë aktivitet tjetër? Siç dihet partitë

parlamentare e kanë të ndarë buxhetin financiar nga buxheti i Republikës së Kosovës, e që

marrin nga KQZ-ja.

Ne vlerësojmë se asnjë subjekt, politik përfshirë këtu edhe Vetëvendosjen nuk duhet të

adresojnë kërkesa të tilla ndaj qytetarëve, për interesa dhe qëllime të ngushta partiake apo

politike, dhe assesi të mos përdorin arsyetime të tilla, pasi që mënyra e financimit nuk duhet

të jetë barrë e qytetarëve por përgjegjësi e vetë politikës, dhe të mos përdoren edhe njëherë

strategji dhe arsyetime të tilla politike.

Më poshtë keni përmbajtjen e E-mailit të Lëvizjes Vetëvendosje drejtuar bashkëatdhetarëve

tanë:

unnamed-10 unnamed-8

unnamed-9

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img