01,02,2025

AVONET: Sheshi i Ferizajt ende pa përfunduar punimet nis të shkatërrohet

Must Read

Ferizaj, 8 tetor 2017: Rrjeti i OJQ-ve AVONET, me shqetësim jashtëzakonisht të madh sot ka parë për së afërmi gjendjen rrënuese të sheshit në Ferizaj, me këtë rast, akoma pa përfunduar punimet e ndërtimit të sheshit, një pjesë e këtij sheshi tashmë ka filluar të dëmtohet.

Ftojmë institucionet e komunës së Ferizajt që sa më parë të reagojnë dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për të mundësuar realizimin e punimeve cilësore.

Kohë më parë, përkatësisht që nga fillimi i punimeve të ndërtimit të këtij sheshi kemi reaguar lidhur me cilësinë e dobët të realizimit të punimeve, prandaj edhe përmes këtij reagimi i bëjmë thirrje organeve përkatëse të cilat janë përgjegjëse për mbikëqyrjen e zbatimit të punimeve të këtij projekti që të reagojnë sa më parë dhe të ndërmarrin të gjitha masat e duhura për përmirësimin e kësaj gjendje. thuhet në komunikatën e OJQ AVONET dërguar medieve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen dy persona për lëndim të rëndë trupor në Ferizaj

Më 25.01.2025, rreth orës 17:00, policia ka pranuar një informatë për një rast të lëndimit trupor (therje me thikë)...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img