18,05,2024

AVONET: Shëndeti i qytetarëve po rrezikohet edhe nga produktet medicionale të Serbisë

Must Read

Rrjeti i OJQ-ve AVONET, monitoron dhe hulumton institucionet të Republikës së Kosovës, po ashtu është duke bërë hulumtime në fushën e shëndetësie dhe duke monitoruar këtë sektor, e gjatë këtij hulumtimi dhe monitorimit kemi vërejtur se produktet të cilat po importohen në mënyrë të paautorizuar nga Serbia, për në Kosovë janë edhe produktet medicionale.

Që nga viti 2015, këto produkte kanë filluar, ta vërshojnë tregun tonë në mënyrë të pa kontrolluar.

Një kontribut, të tillë në përhapjen dhe përdorimin e këtyre produkteve , po e bëjnë edhe vetë doktorët të cilët pas kontrollave pacientëve të tyre po  iu rekomandojnë pikërisht ilaçet të cilat  janë prodhim serb dhe të cilët nuk janë të licencuara për përdorim.

Këto medikamente të cilat nuk kanë autorizim për shitje në Kosovë, janë kryesisht të kompanisë “Galanika”, mirëpo duke mos përjashtuar edhe prodhues të tjerë serb të cilët nuk kanë licencë për shitje.

Ne  si AVONET,  shprehim shqetësimin tonë, rreth këtyre produkteve medicionale të cilat rrezikojnë drejtpërdrejt shëndetin e qytetarëve tonë.

Një gjë e cila është akoma më shqetësuese për ne, qëndron në faktin se fajtor  për një gjë të tillë janë pikërisht,  Ministria e Shëndetësisë, përkatësisht drejtoria e inspektoratit dhe doganat të cilat edhe pse janë në dijeni për një gjë të tillë, nuk po bëjnë asgjë, në parandalim e importit të këtyre produkteve të cilat po rrezikojnë shëndetin e qytetarëve tonë.

Andaj në bëjmë  thirrje organeve kompetente të reagojnë në parandalimin e futjes së këtyre produkteve, të cilat çdo ditë e më shumë po rrezikojnë shëndetin e qytetarëve tonë, thuhet në një komunikatë p♪r medie  nga Rrjeti i OJQ-ve AVONET.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj dy shoferëve që bënë gara të shpejtësisë në Ferizaj

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, me datën 17.05.2024  rreth orës 21:00 në rrugën’’Driton Islami’’ në Ferizaj ka...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img