22,12,2024

AVONET: Një pjesë e Partive parlamentare për interesat e tyre po e mbajnë të izoluar Kosovën

Must Read

Rrjeti i OJQ-ve AVONET, shpreh shqetësimin që partitë parlamentare po mbajnë qëndrime në kundërshtim me interesin publik.
Qëndrimi i ndonjë prej partive parlamentare për mosvotim të Projektligjit Nr. 06/L-060 për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, paraqet izolim të mëtejmë të Kosovës, pamundëson perspektivën evropiane të Kosovës. Vetëm përmes ratifikimit të këtij projektligji forcohet sovraniteti dhe konsolidohet subjektiviteti ndërkombëtar i Kosovës.

Andaj, ftojmë partitë parlamentare për unitet në mënyrë që ta përmbyllim obligimin e tyre që ka të bëjë me mundësinë e përfitimit të liberalizimit të vizave me të cilën qytetarët e Republikës së Kosovës përfitojnë lirinë e lëvizjes në zonën shengen.
Partitë parlamentare duhet ta kuptojnë se është rast i rëndësishëm për liberalizimin e vizave. Kjo është hap që do të krijohet imazh e mirë për Republikën e Kosovës.
AVONET, si monitorues i Kuvendit të Kosovës, sot me vëmendje ka përcjellur ngjarjet brenda kuvendit dhe ka vërejtur mosgatishmëri të disa nga partive parlamentare për të votuar Projektligjit Nr. 06/L-060 për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Shteti miqësor fqinj, ka qenë konstruktiv dhe ka shprehur gatishmëri për çdo korigjim eventual të ndonjë lëshimi që mundet të përmbajë marrëveshja Kufitare Shtetërore.
Andaj AVONET, kërkon nga partitë parlamentare që të jenë konstruktive dhe mos i vënë interesat e tyre përmbi interesat e Kosovës, por të kenë qëndrim progresist ndaj vendit dhe t’i krijojnë mundësinë e përfitimin e liberalizimit të vizave me të cilën qytetarët e Republikës së Kosovës përfitojnë lirinë e lëvizjes në zonën shengen, thuhet në një komunikatë lëshuar nga Rrjeti i OJQ-ve AVONET

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img