03,05,2024

AVONET ndanë mirënjohje për rektorin e Unviversitetit të Ferizajt prof. Dr. Agron Bajraktari.

Must Read

Rrjeti i OJQ-ve AVONET, sot ndau mirënjohje rektorit të Universitetit të Ferizajt prof. dr. Agron Bajraktari, i cili u përkushtua në themelimin e Universitetit të Ferizajt.

Rektori Bajraktari kishte ndjenjë të altruistit ku asnjëherë nuk kursej nga vetja për të dhënë gjithçka për Universitetin e Ferizaj, madje e themeloj atë.

AVONET, ka vlerësuar lartë angazhimin e tij në Universitetin e Ferizajt duke mos lejuar ndikimin politik. Bajraktari ka krijuar ambient pune dhe ka harmonizuar stafin.

Rektori  Bajraktari, gjatë vitit 2016 kishte vendosur objektiv që studentët e Universitetit të Ferizajt të ndjekin praktikë pune në ndërrmarjet, për ta praktikuar teorinë në praktikë, z. Bajraktari nënshkrujti dhjetëra marrëveshje me pronarët e ndërmarrjave private.

Po ashtu  rektori Bajraktari gjatë vitit 2016 me studentët e Universitetit të Ferizajt bëri vizita në Universitete të ndryshme evropiane, si në Turqi, Shqipëri dhe Maqedoni.

Teksti i mirënjohjes është: Prof. Dr. Agron Bajraktari

Për kontributin e tij të veçantë në ngritjen e kapaciteteve akademike dhe infrastrukturore, si dhe avancimin shkencor në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar gjatë periudhës së udhëheqjes së Fakultetit, tash Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, poashtu edhe kontributin në themelimin e këtij Universiteti.

Këtë mirënjohje ndau drejtori ekzekutiv z. Kenan Gashi dhe Arlind Avdyli, koordinator i Rrjetit

te OJQ-ve AVONET.

Me respekt,

Kenan Gashi,

Drejtor Ekzekutiv i AVONET-it
avonet-2

avonet-9

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img