Ferizaj, 24 dhjetor 2016: AVONET përmbyll punën njëvjeçare të monitorimit në Ferizaj Rrjeti i OJQ-ve AVONET ka përmbyllur punën njëvjeçare të sajë projektet e ndryshme të monitorimit dhe avokimit në nivelin lokal dhe atë qendrorë. Me këtë rast drejtori ekzekutiv i AVONET-it Kenan Gashi ka falënderuar institucionet dhe individë të cilët kanë bashkëpunuar dhe kanë dhënë kontributin e tyre në të mirë të qytetit të Ferizajt e më gjerë. “Këtë vit kemi arrit që të bëjmë monitorimin e punës së gjykatave, institucioneve publike në Ferizaj si dhe punën e komisioneve parlamentare ne Parlamentin e Kosovës. Gjithashtu përmes programeve kemi zgjeruar rrjetin e monitorimeve edhe në komuna tjera të Lindjes” tha Kenan Gashi.
Gashi tha se “Projektet tona edhe pse nuk kanë qenë të kyçura drejtpërdrejt në strukturat udhëheqëse ,jemi munduar që të ndikojmë në një qeverisje të mirë , të kemi një opozitë të fortë, zbatim të ligjit, e të cilat në shumicën e rasteve kanë dhënë rezultate të mira”.
Me këtë rast rrjeti i OJQ-ve AVONET, për bashkëpunim dhe për kontribut të dhënë ju është ndaur mirënjohje.
Për këtë AVONET i ndau mirënjohje z. Hilmi Jasharit, avokatit të popullit, me motivacion: Në shenjë vlerësimi për angazhimin e tij në trajtimin e shpejtë të ankesave të pranuara lidhur me pohimet për shkeljen e të drejtave të njeriut, pjesëmarrje aktive në komisionet parlamentare dhe bashkëpunim me shoqërinë civile,
Rektorit të Universitetit të Ferizaj z. Agron Bajraktarit, për kontributin e tij të veçantë në ngritjen e kapaciteteve akademike dhe infrastrukturore, si dhe avancimin shkencor në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar gjatë periudhës së udhëheqjes së Fakultetit, tash Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, poashtu edhe kontributin në themelimin e këtij Universiteti,
znj. Rreze Duli, në shenjë mirënjohje për kontributin tuaj të çmuar në mbështetjen e shoqërisë civile, në kontributin në të drejtat e njeriut,
Agim Bytyqi – mjek, në shenjë vlerësimi për kontributin e tij në shërbim të humanitetit dhe ushtrimin e profesionit me ndërgjegje e me dinjitet,
Musa Konxheli, në rritja e integritetit të gjyqësisë dhe krijimi i besimit tek sistemi i drejtësisë,
Rashit Qalaj, Policia e Kosovës, në rritja e efikasitetit dhe përgjegjshmërinë në sigurinë e vendit,
Trajko Vlajkovic – bashkësia ortodokse, në shenjë mirënjohje për kontributin në krijimin e komunikimit ndërfetar dhe krijimin një ambientit bashkëpunuese,
Bujar Hasani, BIK: në shenjë vlerësimi për angazhimin e tij në promovimin e vazhdueshëm të tolerancës ndërfetare dhe pikëpamjet e tij kundër ekstremizmit fetar,
Besim Ukzmajli – regjisor: në shenjë mirënjohje për kontributin tuaj të çmuar në Kinematografi dhe Teatër dhe avancim të Kulturës së Kosovës në arenën ndërkombëtare,
Dervish Gashi, Në shenjë vlerësimi për angazhimin e tij humane dhe kontribuesë në komunitet,
znj. Teuta Hoxhaj – gazetare: në shenjë mirënjohje për kontributin tuaj të çmuar në fushën medieve, duke mbuluar aktivitet në Ferizaj,
Vllaznim Jakupi, kameraman: në shenjë mirënjohje për kontributin tuaj të çmuar për zhvillimin e gazetarisë në Ferizaj,
Besnik Zeneli, politikan në Suedi: në shenjë mirënjohje për kontributin tuaj të çmuar në fushën publike, si dhe mbështetës i AVONET-it..
Në këtë evenit ishit ish kryetari i Komunës së Ferizaj z. Bajrush Xhemaili, kryetari i Komunë së Hanit të Elezit, zv.ministri z. Nehat Mustafa nga MPB, përfaqësuesit nga politik nga regjioni i Ferizajt, institucionet arsimore, e aktivistë nga shoqëria civile, avokat dhe qytetarë.