Rrjeti i OJQ-ve AVONET i cili monitoron institucionet si, komunat, gjykatat, dhe institucionet e rendit, shpreh shqetësimin ndaj rasteve të vjedhjeve të pyllit dhe neglizhencën e institucioneve të cilat edhe janë zotuar se do të parandalojmë degradimin e pyjeve në regjionin e Ferizajt.
Për shkak të keq menaxhimit të pyjeve në Ferizaj, gjatë viteve të fundit, ato kanë qenë objekt i krimit ekonomik që është manifestuar kryesisht me prerjen ilegale të tyre që kanë shkaktuar dëme në vlerat larta.
“Rrjeti i OJQ-ve AVONET, në vazhdimësi po shpreh shqetësimin për gjendje e pyjeve në Komunën e Ferizajt.Një gjendje e tillë është duke rrezikuar mjedisin, e në veçanti shpyllëzimin e pjesëve më të mëdhaja në Komunën e Ferizajt .Pyjet në komunën e Ferizajt vazhdojnë të shfrytëzohen në mënyrë të pakontrolluar si nga individë po ashtu edhe grupe të ndryshme për interesa të ngushta. Përpjekjet e institucioneve të Kosovës për të bërë më shumë në mbrojtjen e pyjeve nuk kanë dhënë rezultatet e duhura” thuhet në komunikatën e AVONEt.
“Përkundër fushatave vetëdijesuese, përkundër debateve e takimeve me grupet e interesit nuk është shënuar progres i duhur. Madje as strategjia e pyjeve dhe as procesi i decentralizimit të kompetencave në sektorin e pylltarisë nuk po jep rezultatet e pritura. AVONET, ka rekomanduar disa herë qe të provohen edhe masa tjera ligjore dhe ndëshkimore por pa sukses sepse institucionet kanë hezituar të janë aktiv. Ka përcjellë për disa vite me radhe gjendjen e pyjeve dhe për çdo herë ka thirrur institucionet për të intervenuar sepse tani jemi ne gjendje të rëndë që mundë të shpyllëzohen zonat malore, por përkundur përpjekjeve të AVONET-it, përveç informacioneve për prerjen dhe degradimin e pyjeve, gjatë këtij viti nuk pati ndonjë aktivitet konkret që vlen për tu veçuar. AVONET, konsideron se një bashkëpunim të institucioneve mes tyre do ta rrit parandalimin dhe në mungesën e strategjive në bashkërenditjen e veprimeve ka rrit mos efikasitetin. Poashtu kemi identifikuar që këta dëmtues të pyjeve bëjnë lëvizjen më të shumta në periudhën mëngjes dhe pas përfundimit të orarit zyrtarë të institucioneve. Ne si rrjet i OJQ-ve AVONET, kemi ngritur këtë problem si më të rëndësishëm për shoqërinë e në veçanti për institucionet e Republikës së Kosovës. Ju lutem shikoni fotot e bëra në fshatin Jezercë të Komunës së Ferizajt” ka thënë Kenan Gashi,Drejtor Ekzekutiv i AVONET
Në anën tjetër Ismet Vranovci tha se 7 roje të pyellit spo mund ta mbulojnë të gjithë territorin prej 15 mijë hektarësh
“Në të ardhmen do ta lidhim një marrëveshje me policinë për mbrojtjen e pyjeve, varësisht nga buxheti i komunës” ka thënë Vranovci nga Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari