07,08,2025

AVONET: Grainca, njëri prej deputetëve më aktiv në Parlamentin e Kosovës

Must Read

Rrjeti i OJQ-ve AVONET  gjatë punës së monitorimit  të komisioneve  parlamentare të Kuvendit të Kosovës  ka dal me një publikim të punës për deputetët nga  komuna e Ferizajt. AVONET  në bazë të hulumtimeve të veta gjatë këtij monitorimi ka nxjerrë deputetin  Blerim Grainca si me aktivin, i cili ka ngritur shumë problem dhe shqetësime   të qytetarëve dhe bizneseve  nga regjioni i Ferizajt.

Për këtë AVONET ka bërë publike edhe procesverbalet nga aktiviteti i punës dhe angazhimeve te  deputetit Grainca.

Më poshtë ju sjellim të plotë  publikimi e rrjetit të OJQ-ve AVONET

Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës z. Blerim Grainca, cilësohet si një prej deputetëve më aktiv në Kuvendin e Kosovës, duke u bazuar në punën e tij aktive në Komisionin Parlamentare që ai vet është Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, deputeti Grainca, ngriti shumë tema duke u marr drejtpërdrejt me shqetësimet dhe problemet e qytetarëve duke filluar nga ajo që ishte me punëtoret e Fabrikës së Tubave deri tek projektligjet siç është  ai  për tregti me produktet e naftës dhe karburanteve.

Deputeti Grainca vazhdimisht ishte aktiv në diskutimet rrethe raportimeve që bënin ministrat, kryefshefat e kompanive publike, duke trajtuar përformancën dhe shërbimet që ofrojnë dhe duke kërkuar që të rritet një angazhim më i madh i tyre karshi interesit publik dhe po ashtu deputeti Grainca ishte prej deputetëve që bëri vazhdimisht vizita dhe kontakte si kompanive publike po ashtu edhe ministrive.

Ai po ashtu ngriti shqetësimin e komunitetit të transportueseve që ju obligojnë shteti Shqiptarë gjatë kushtëzimit për derivate që ata janë të obliguar që mbi 200 litra derivate mos të kenë, kur të hyjnë në territorin e Shqipërisë.

Grainca, ishte çdo herë i angazhuar dhe po ashtu pjesë e grupeve punuese në kuadër të komisionit.

Procesverbalet nga angazhimet e deputetit grainca mun ti lexoni në këtë bashkëngjitje

Procesverbal-TE-GJITHA-FJALIMET-E-DEPUTETIT-BLERIM-GRAINCA

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarës për mashtrim me shitblerje të veturave në Ferizaj

Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img