Rrjeti i OJQ-ve AVONET në adresën e vet ka pranuar ankesa si nga klubi hendbollit femra KASTRIOTI e po ashtu edhe nga tifozët. Në këto ankesa shprehen pakënaqësitë ndaj dy gjyqtarëve të cilit ishin të thirrur për të bërë në mënyrë profesionale mbarëvajtjen e ndeshjes e cila u zhvillua mes KHF “KASTRIOTI dhe KHF ISTOGU”.
Sot gjatë derbit i cili u zhvillua mes Klubit Hendbollistik për femra “Kastrioti’’ nga Ferizaj me klubin tjetër henbollistik “Istogu” nga qyteti i Istogut , ishte shqetësuese gjykimi i lojës nga ana e gjyqtarëve të cilët ishin të thirrur për të bërë në mënyrë profesionale mbarëvajtjen e këtij derbi.
Dy gjyqtarë të cilët supozohet se ishin të korruptuar gjatë gjithë ndeshjes favorizuan ekipin mysafir madje në asnjë rast duke mos vlerësuar drejt dhe duke mos i ndëshkuar ato. Këta gjyqtarë madje ishin parë që udhëtimin e tyre nga Gjakova deri në Ferizaj, pikërisht në vendin ku do të zhvillohej ndeshja e bënë së bashku me ekipin mysafir gjë e cila është në kundërshtim me ligjet . Këta dy gjyqtarë, për asnjë moment nuk bënë në mënyrë të drejt dhe profesionale, vlerësimin e lojës.
Nga këto padrejtësi gjatë kësaj ndeshje përveç, zhgënjimit të klubit KHF KASTRIOTI” nga Ferizaj revoltën dhe zhgënjimin e tyre e shfaqën edhe vet referët e kësaj ndeshje të cilët ishin të pranishëm në sallë dhe shikuan vazhdimisht padrejtësinë e cila po bëhej para syve të tyre .
Një gjendje e tillë, totalisht korruptuese dëshpëruese ,dhe zhgënjyese si kjo e sotmja, edhe në sport padyshim që vë në dyshim të ardhmen e sportit kosovar kur kemi vlerësime të tilla të gjyqtarëve korruptues, gjendje e cila do ndikoj thellë në humbjen e vullnetit të rinjve për tu marrë jo vetëm në sportin e hendbollit por gjitha sportet e tjera në të ardhmen .
Ne bëjmë thirrje Federatës së Hendbollit të Kosovës si dhe Prokurorisë së shtetit, përkatësisht Njësitit për Çështje ekonomike që të bëjë hetimin e këtyre gjyqtarëve dhe të mos përsëriten më raste të tilla si kjo e sotmja.
AVONET ka arritur të siguroj ankesën e bërë nga KHF “KASTRIOTI”.