20,12,2025

Avni Nuha, u rizgjodh kryetar i FÇK-së

Must Read

Avni Nuha është rizgjedhur kryetar i Federatës së Çiklizmit të Kosovës.

Në kuvendin e punës dhe zgjedhor që u mbajt në Prishtinë, Nuha nuk pati kundërkandidat, i cili nga 21 kuvendarë të pranishëm, 18 votuan pro tij, dy abstenuan dhe një ishte kundër.

Ai për katër vjetët e ardhshme do të jetë në krye të federatës me synime që të avancojë edhe më shumë këtë sport.

Nuha u zotua se do të punojë sa më shumë për të rritur nivelin, por edhe të marrin pjesë në garat e ndryshme ndërkombëtare.

Ndërkaq, është regjistruar edhe një klub i ri në FÇK. Është fjala për klubin nga Theranda, “MBT”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arestohen tre persona të dyshuar për disa raste vjedhjeje në Ferizaj

Gjatë muajit nëntor 2025, në qytetin e Ferizajt, në katër raste të ndara vjedhjeje, konkretisht në markete, në rrugët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img