16,03,2025

Avdullah Hoti injoron vendimet e Gjykatës se Tenderëve

Must Read
Avdullah Hoti, ministër i Financave

Ndonëse vendimet e OSHP-së janë të formës se prerë, ky institucion nuk po arrin t’i arkëtojë mjetet nga gjobat që i shqipton ndaj operatorëve ekonomik, shkruan Gazeta Fjala.

Shuma e gjobave të shqiptuara nga OSHP, prej vitit 2009 e deri me 2016, ka arritur në 216 mijë euro. Deri më tani nga kjo shumë OSHP nuk ka arritur ta arkëtojë asnjë cent.

Zyrtarët e OSHP-së fajtor për këtë e bëjnë Ministrinë e Financave, përkatësisht departamentin e Thesarit në kuadër të kësaj ministrie.

“Siç dihet, vendimet e OSHP-së, janë vendime përfundimtare dhe të ekzekutueshme, mirëpo në disa raste, Thesari – Ministria e Financave nuk i zbaton vendimet tona, në lidhje me gjobat, me arsyetimin se ky institucion i ekzekuton vetëm vendimet e plotfuqishme të gjykatave kompetente, e jo edhe ato të organeve administrative, siç është edhe rasti me OSHP-në”, thuhet në Raportin vjetor të punës për vitin 2016 të OSHP-së.

Sipas këtij raporti, shuma tjetër e gjobave të shqiptuara gjatë viteve 2009, 2010, 2011, 2012, 2013, 2014, 2015 dhe 2016 në vlerë prej 216 mijë euro000 nuk është arkëtuar as gjatë vitit 2016, fakt i cili sipas zyrtarëve të OSHP-së, vlerësohet shqetësues.

Puna e OSHP-së gjatë vitit 2016

Gjatë periudhës janar – dhjetor 2016, Organi Shqyrtues i Prokurimit ka pranuar 481 ankesa, për prokurimet publike, për partneritet publiko-privat dhe ankandet, të cilët kanë kundërshtuar vendimet e Autoriteteve Kontraktuese për dhënien e kontratës, vendimet për anulimin e aktiviteteve të prokurimit ose kundër specifikimeve teknike favorizuese apo diskriminuese të parapara në dosje të tenderit.

Krahasuar numrin e ankesave të pranuara gjatë vitit 2016, me ato të vitit 2015 vërehet një rënie e vogël e ankesave për këtë vit.

“592 ankesa për vitin 2015 dhe 481 ankesa për vitin 2016”, thuhet në raportin vjetor të OSHP-së.

Ndërkaq, paneli shqyrtues, ka aprovuar vendimet e Autoriteteve Kontraktuese, si të bazuara në 158 raste, duke konstatuar se pretendimet e palëve ankimore nuk kanë qenë të mbështetura në argumente ligjore që të aprovohen ankesat e tyre.

“Paneli Shqyrtues ka marrë vendim për rivlerësimin e ofertave në 198 raste, duke konstatuar se është bërë vlerësimi i gabuar i ofertave nga komisionet vlerësuese, duke hasur në shkeljet e caktuara të LPP-së dhe rregullave të prokurimit publik”, thotë raporti.

Po ashtu, paneli Shqyrtues ka marrë vendim për anulimin e aktivitetit të prokurimit (Ri-tenderim) në 44 raste, nisur nga shkeljet e konstatuara të dispozitave të LPP-së, për parregullsitë në dosjet e tenderit, vlerësim jo të drejtë të ofertave apo për zhvillimin me mangësi të procedurave të prokurimit.

Ndërsa njëzet e shtatë ankesa janë hedhur poshtë për shkak të mos-kompletimit të tyre brenda afatit ligjor në pajtim me nenet 111.4 dhe 118.1 të LPP-së, derisa para se të merren në shqyrtim nga Paneli Shqyrtues, 30 ankesa të dorëzuara janë tërhequr nga operatorët ekonomik ankues.

Gjithashtu, paneli shqyrtues gjatë vitit 2016, ka lëshuar gjithsej nëntë urdhëresa ndaj Autoriteteve të ndryshme kontraktuese si dhe 5 urdhëresa të tjera pas vendimit të PSH-së.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Nuk ndalet në shenjën stop të policit dhe shkakton aksident trafiku në Ferizaj, 18 vjeçari shoqërohet në polici

Me datën 14.03.2025, rreth orës 13:28, në rrugën "Driton Islami" në Ferizaj, njësia e policisë së komunikacionit rrugor i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img