07,12,2025

Autobusi përplaset me kamion, 19 të vdekur në Pakistan

Must Read

bustruckaccident-650x350

Të paktën 19 njerëz vdiqën , këtu duke u përfshirë edhe dy fëmijë pas përplasjes së një autobusi me pasagjer dhe një kamion në Pakistan.

Aksidenti ndodhi në mëngjesin e sotëm, pranë qytetit Thikriwala në provincën Punjab, arsyeja e përplasjes ishte shpejtësia e madhe, ka thënë një zyrtarë i lartë i policisë Afzaal Ahmed Khosa, transmeton lajmi.net.

“Nëntëmbëdhjetë pasagjerë, duke përfshirë dy gra dhe dy fëmijë kanë vdekur”, tha Khosa.

Mjeku NaeemHashmi, i cili punon në Spitalin Allied, në qytetin Faisalabad tha se 15 persona janë duke u trajtuar në emergjencë, pas plagëve të mëdha që kanë marrë. Dy prej tyre janë në gjendje shumë të rëndë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Olza Hashani, Mersud Bajrami dhe Riola Hysa fitues në Festivalin Folklorik të Këngës “Ferizaj 2025”

Salla e Teatrit “Adriana” mbrëmë ishte e mbushur përplot me artdashës nga mbarë trojet shqiptare, ku u zhvillua programi...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img