28,12,2024

Aurora Ramadani: Krijimi i një administrate funksionale synim i Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme

Must Read

 

Në konferencën e sotme për medie drejtoresha e Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme Aurora Ramadani, ka përmbledhur punën gjashtë mujore të këtij departamenti.
Sipas drejtoreshës Ramadani, gjatë kësaj kohë është punuar në funksion të përfaqësimit dhe mbrojtjes së interesave të qytetareve si janë ofruar shërbime të avancuara për qytetarë.
E para e Drejtorisë së Administratës dhe Përgjithshme, Aurora Ramadani, ka thënë se synim i saj është të krijohet një administratë sa me funksionale, e përgjegjshme dhe e paanashme në shërbimet të qytetarëve dhe bizneseve.
“Të ofrojmë infrastrukture të avancuar profesionale, të avancojmë drejte digjitalizimit të administratës dhe në veçanti digjitalizimin e arkivit i cili është në kuadër të drejtorisë sonë e i cili është në gjendje të mjerueshme”, ka thënë drejtoresha Ramadani.
U tha po ashtu se Drejtoria e Administratës së Përgjithshme është në proces e sipër për hartimin e organogramit të ri komunal, si dhe në përgatitjen e planit për organizimin e zgjedhjes së këshillave të fshatareve dhe lagjeve të qytetit, plan ky i cili do të diskohet edhe me shoqërinë civile.

Po ashtu u bë e ditur se në sektorin e gjendjes civile gjatë këtij gjashtë mujori janë përfunduar 33,335 lëndë nga më të ndryshmet.
Për me tepër ndiqni konferencën për medie të drejtoreshës Aurora Ramadani.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img