Është skuadra e Atletikos së Madridit që do të ketë më shumë lojtarë në finalen e ditës së sotme.
Një fakt që bën krenar ekipin spanjoll dhe trajnerin Diego Simeone. Bëhet fjalë për katër futbollistë që luajnë në skuadrën bardhekuqe: Grizman, Hernandez, Lemar dhe Vrsaljko.
Sido që të shkojë finalja, e sigurt është se në ekipin e Atletikos do të ketë një kampion bote.
Me tre futbollistë janë skuadrat e tjera spanjolle si Barcelona dhe Reali i Madridit, por edhe PSG-ja dhe Marseja.
Gjithashtu, Juventusi ka tre lojtarë në finalen e madhe mes Francës dhe Kroacisë. Ekipet e tjera që përfaqësohen me 2 futbollistë në Moskë janë Interi, Çelsi dhe Monako.
Beshiktashi, Liverpuli, Totenhemi, Shtutgarti, Siti, Junajtid, Bajerni, Sevija, Lioni, Milani, Leverkuseni, Dinamo e Kievit, Hofenhajmi, etj., kanë nga një lojtar. Interesant është fakti që Bajerni dhe Interi ruajnë traditën për të pasur lojtarë në finale që nga viti 1982
Atletico Madrid, klubi me më shumë futbollistë në finalen e Botërorit
Share
Të ngjashme:

