06,07,2025

Atletico i hakmerret Realit për dy finalet e humbura, fiton Superkupën e Evropës

Must Read

Skuadra e Diego Simeones fitoi pas vazhdimeve, 4:2.
Ndeshja ishte shumë interesante dhe pati përmbysje të dyanshme, por e fundit ishte nga Atletico, kështu që ata fituan trofeun e çmuar, përcjellë “Lajmi.net”.
Diego Costa kaloi Atleticon në epërsi, por Reali u rikthye me golat e Karim Benzema dhe Sergio Ramos.
Ishte pikërisht Costa që shënoi përsëri për Atleticon, duke çuar sfidën në vazhdime.
E në vazhdimin e parë, Atletico realizoi dy herë me Saul Niguez dhe Koken, për të fituar 4:2.
Kësisoj, Atletico e nis edicionin e ri në mënyrën më të mirë të mundshme, derisa Julen Lopetegui debuton në mënyrë të hidhur në një ndeshje zyrtare me Realin, pikërisht duke e humbur finalen ndaj rivalit lokal. /Lajmi.net/

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/b3/B3wN.mp4
https://clips.clippit.tv/zkpwga/720.mp4

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/og/OG06.mp4

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj – Gënjeu se iu vodh vetura 130 mijë euroshe, identifikohet nga policia shtetasi i Maqedonisë së Veriut

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të kallëzimit të rremë, i cili dyshohet se është bërë me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img