10,01,2025

Atentatori i Azem Vllasit ishte takuar me zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje (Foto)

Must Read

Sipas burimeve të ORAinfo brenda Policisë së Kosovës, Murat Jashari, ka qenë duke u hetuar për themelimin e një organizate kriminale, e cila do të merrej me ekzekutime politike prej muajit mars në Kosovë dhe në trojet e tjera shqiptare.

ORAinfo posedon edhe fotografitë e hyrjes së Murat Jasharit në Kosovë, së bashku me Avni Lumnicën, më 5 mars 2017, në orën 00:00 përmes pikës kufitare në Vermicë, me veturën BMW, e cila kishte tabelat e Zvicrës LU 262 126.

Ai gjatë gjithë këtyre ditëve, mësohet se është përcjellë dhe përgjuar nga institucionet e sigurisë.

Këto ditë, sipas burimeve të ORAinfo, Murat Jashari është parë në shoqëri edhe me zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, përkatësisht me Sadri Ramabajën, Faton Topallin dhe Sami Kurteshin, por edhe me të tjerë, emra të njohur për redaksinë, që për të mos i dëmtuar hetimet nuk po i bëjmë publik tani, mirëpo mësohet se ekzistojnë edhe përgjime të komunikimit të tyre me njëri-tjetrin.

17270992_10155136333466670_414009237_n

Ai ishte takuar edhe me Avni Deharin, babanë e aktivistit të vetëvrarë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Me prejardhje nga Kumanova, Murat Jashari ka jetuar dhe vepruar në Zvicër.

Për të ekzistojnë dëshmi të bazuara që ai ka qenë duke u marrë me konsolidimin e një grupi brenda Kosovës që gjatë kësaj kohe do të merrej me atentate mbi persona të caktuar në Kosovë.

17274853_10155136339421670_490369028_n

Policia e Kosovës posedon informacione se atentati ndaj avokatit Azem Vllasi ishte vetëm atentati i parë i tyre, sepse i njëjti grup planifikonte të realizonte edhe atentate të tjera javëve dhe muajve të ardhshëm.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Një i vdekur e 34 të lënduar nga aksidentet që ndodhën javën e kaluar në rajonin e Ferizajt

Policia në Ferizaj ka njoftuar se javën e kaluar kanë ndodhur 66 aksidente trafiku: një person i vdekur dhe...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img