28,11,2024

Ateliea “Fashion” e ardhur si nevojë e kohës dhe vullnetit të çiftit Hashani, mësimdhënës të dalluar

Must Read

Adnan dhe Hava Hashani janë punëtorë të arsimit. I pari punon si mësimdhësn i lëndës së gjeografisë në Gjimnazin” kuvendi i Arbërit” , ndërsa e dyta si mësuese në ciklin klasor në shkollën “Jeronim de Rada”.
Krahas punës me nxënës, ky çift bashkëshortor së fundi kanë ndërmarr nismën për hapjen e një ateleje të modelimit.
Ndonëse ditë më parë e kanë promovuar edhe zyrtarisht këtë nismë, siç po duket punët nuk po u shkojnë keq.

Gjatë një bisede me këta bashkëshortë, shihet qartë së ky synim ka nisur t’u jetësohet.Adnani, këtë meritë ia atribon bashkëshortës duke thënë se pasioni i saj për këtë zanat buron qysh nga mosha e re e saj.
“Bashkëshortja Hava e ka nisë profesionin e robaqepësisë që nga mosha 15 vjeçare fillimisht për nevojat e saja.
Gradualisht e ka perfeksionuar këtë punë dhe tash është një rrobaqepëse që disponon edhe diplomë.Nisur nga kjo e kemi parë të udhës që ta nismi këtë iniciativë me qëllim që të anagzhojmë edhe të tjerët” shpjegon Adnani.
Në këtë pikëpmaje siç duke punët po u shkojnë mirë.Vetëm pak ditë prej se ia kanë nisë kësaj pune kanë anagzhuar edhe disa punëtorë, vajza të reja që janë të inetersuara që të merren me dizajn të modës.


“Fillimisht kam punuar në shtëpi, tash kemi hapur një punëtori moderne.Aty bëjmë qepjen e fustanëve të ndryshëm.Në inaugurimin e atelesë ka pasur shumë të ftuar dhe janë ndarë të kënaqur” shpjegon Hava.
Kjo iniciativë buron nga inetersi për ta rritur prodhimin në kohën kur importi nga Turqia për veshmbathje është i madh.Adnani thotë se ky është edhe qëllimi.Madje shton se edhe qytetarët e kanë kuptuar këtë.Shton se të qenurit punëtor i arsimit nuk i pengon të merren me këtë punë.”Jo përkundrazi, punën me nxënës e kemi primare, kordinimin e kemi mjaft të mirë me kohën” potencon Adnani.
Lajm të mirë ky çifta bashkëshortor e vlerësuar edhe hapjen e një paralele të dizajnit dhe robaqepësisë pranë shkollës së mesme për teknologji dhe agrobiznes “Zenel Hajdini”.
” Është tepër e mirë.Ekzkiston mundësia që me këtë shkollë ta nisin bashkëpunimin sidomos për aspektet praktike.Nxënësit mund të vijnë në atelenë tonë dhe të njihen me natyrën e punës që zhvillohet.Është një e mirë e përbashkë ” shpjegon Adnan Hashani bashkëpronar i ateliesë “Fashion”
Në ndarje, kjo atelie që ndodhet në rrugën e “Reçakut”, u pa se është nën llupën e inetersit të vajzave të reja. Aty u panë shumë të reja që kishin ardhur aty për të kryer ndonjë porosi.Këtë shembull të këtij çifti besoi se duhe ta ndjekin edhe të tjerët.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në fundjavë, “KUPA E FEDERATËS 2024”

Spektakli i volejbollit në Kupën e Federatës, fillon këtë fundjavë! Këtë fundjavë nis edicioni i ri i Kupës së FVK-së,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img