Ditë më parë pati shumë reagime në lidhje me fondet e MKRS e cila nuk ndau asgjë për aktivitetet kulturore në Ferizaj. U lanë anash edhe Festivalet tradicionale gjithëkombëtare, si Kosovarja Këndon, dhe Festivali I teatrove. Por nuk thuhet rastësisht se kur mbyllet një derë hapet tjetra. Janë bizneset ferizajase të cilat po shprehin gatishmëri që tu dalin ndihmë klubeve sportive dhe aktiviteteve kulturore, e që për fat Ferizaj është lider në rajon për biznese të suksesshme.
Një ndër këto biznese është edhe Pishina “Ujëvara Resort”, e cila I ka hapur dyert për klubin e notit “Kastrioti” të Ferizajt.
Pronari i pishinës “Ujëvara Resort”, më e madhja e këtij lloji në regjionin ballkanik, sponsorizon Klubin e Notit “Kastrioti”.
Me qëllim përkrahjen për ngritjen e kapaciteteve dhe cilësisë garuese ujore, “Ujëvara Resort” hapi dyert e bashkëpunimit me Klubin e Notit “Kastrioti” duke ofruar të gjitha mundësitë dhe kapacitetet ujore që ajo posedon, për zhvillimin dhe ngritjen e sportit të notit në përgjithësi duke i’a ofruar këtë mundësi ekskluzive, shumë të nevojshme dhe të vlefshme njëkohësisht, Klubit të Notit “Kastrioti”.
Klubi i notit “Kastrioti” në këtë rrugëtim të përbashkët me “Ujëvara Resort”, synon që të përmirësoj dhe arrijë rezultate të shkëlqyeshme në sportin ujorë.
“Ujëvara Resort-it” i atribuohen shumë epitete duke filluar nga ambientet e një kualiteti dhe niveli të lartë, e deri te një cilësi ujore e shkëlqyeshme e cila kontrollohet nga institucionet relevante për cilësi të ujit, si komponenta më e rëndësishme për zhvillimin konform standardeve të këtij lloj sporti.
Klubi i Notit “Kastrioti” dhe bordi drejtues i saj falënderon pronarin e pishinës “Ujëvara Resort” për këtë mundësi të ofruar për sponsorizim të klubit, me qëllim ngritjen e kapaciteteve, cilësisë dhe formës garuese të anëtarëve më me perspektivë në KN “Kastrioti”.
Bashkëpunime të tilla janë gjithnjë një hap drejt sukseseve të përbashkëta!