11,09,2025

Asociacioni i Komunave Serbe kushtëzohet me kodin telefonik

Must Read

ass

Shkeljet e marrëveshjeve për Kosovën, që i ka bërë në vazhdimësi Beogradi, do të kushtëzohen me zhargitjen e themelimit të Asociacionit të Komunave Serbe

Ministrja për dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, ka bërë të ditur për gazetën “Zëri” se themelimi i Asociacionit të Komunave Serbe nuk do të ndodhë para se Kosova të marrë kodin telefonik.

Sipas Tahirit, çështja e Asociacionit tashmë është në fazën kur duhet të hartohet statuti në pajtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Mirëpo, ende nuk kemi filluar me hartimin e statutit. Duhet të presë kjo çështje sepse para kësaj është çështja e kodit telefonik për të cilën tashmë Serbia ka shkelur marrëveshjen sepse ka qenë 1 marsi koha kur është dashur të përfundojë kjo çështje. Ne kemi kryer të gjitha obligimet, ndërsa pala serbe nuk i ka kryer obligimet”, ka thënë Tahiri, duke shtuar se Bashkimi Evropian i ka marrë obligimet që të angazhohet në raport me palën e Serbisë./express

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img