19,12,2025

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe të Serbisë kërkojnë komision për të hetuar rastet e gazetarëve të vrarë dhe të zhdukur në Kosovë

Must Read

Kryetarët e dy shoqatave, Shkëlqim Hysenaj dhe Budimir Niçiq mbështesin krijimin e një komisioni për të hetuar rastet e gazetarëve të vrarë dhe të zhdukur në Kosovë dhe u bëhet thirrje organeve të zbatimit të ligjit dhe institucioneve të drejtësisë për të siguruar mbrojtje të veçantë për gazetarët, dhe për të ndjekur penalisht dhe në kohë të gjitha rastet e krimeve e kryera ndaj gazetarëve në Kosovë.

Kryetarët gjithashtu u dakorduan të bashkëpunojnë ngushtë me organet për zbatimin e ligjit që t’i procedojnë me prioritet të gjitha rastet që përfshijnë gazetarët dhe profesionistët e tjerë të medias, dhe presin nga prokuroria që të punojë për zbardhjen e rasteve të gazetarëve të vrarë dhe të zhdukur sa më parë të jetë e mundur./Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

13-vjeçari lëndohet nga mjetet piroteknike në Ferizaj, dërgohet për trajtim në QKUK

Një rast shqetësues ka ndodhur më 17 dhjetor 2025 në fshatin Cërnillë të Ferizajt, ku një fëmijë 13-vjeçar ka...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img