26,11,2024

Asllan Bajrami kthehet në krye të QKMF-së

Must Read

Ferizaj 22.01.2018. Kryetari Aliu jep shembullin e respektimit të ligjit, rikthehet drejtori i QKMF-së, Asllan Bajrami

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ditëve të fundit ka pranuar një konkluzion nga Gjykata Themelore në Ferizaj përmes së cilës kërkohet kthimi në vendin e punës – Drejtor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, të drejtorit të shkarkuar nga qeverisja e kaluar, Asllan Bajrami.

Kryetari Aliu ka njoftuar për vendimin e tij.

“Përkundër të drejtës procedurale për të ushtruar mjet të jashtëzakonshëm juridik përkitazi me këtë konkluzion, nuk do të bëj një gjë të tillë, kjo për shkak të instalimit të një kulture të re qeverisëse, me qëllim kursimi të parasë publike në procedura të stërgjata gjyqësore, parandalimit të shkaktimit të humbjeve financiare nga kompensimet e palës fituese, mos kontestimit pa bazë të vendimeve gjyqësore si dhe respektimit të plotë të ligjit dhe vendimit të organeve të drejtësisë” ka thënë Aliu

Ky vendim i kryetarit Aliu ka gjetur mbështetjen edhe të ekzekutivit komunal si dhe paraqet përmbushje të zotimit të tij në raport me vendimet e organeve të drejtësisë, sipas arsyeve të lartcekura.

“Komuna e Ferizajt është e interesuar të triumfoj drejtësia për secilën palë, pa qenë pjesë aktive kjo e fundit e stërzgjatjes së panevojshme të procedurës gjyqësore” ka thënë Aliu

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img