26,11,2024

Askush s’di gjë pse s’po zhbllokohet ura në Mitrovicë

Must Read

Punimet i kishte ndërprerë kryetari i komunës, Goran Rakiq, pasi, siç kishte deklaruar në atë kohë, “kishin ndodhur një numër incidentesh në Mitrovicën Veriore”, raporton KTV.

Por, qytetarët e Mitrovicës së Veriut nuk duan t’i dinë arsyet.

Sipas tyre, meqë Mitrovica e Jugut pati mundësi t’i përfundonte punët e veta, pse këtë të mos e bëjë edhe Mitrovica e Veriut.

Ata kërkojnë që politika të mos ndikojë në këtë çështje.

“Mua nuk më intereson mua asgjë tjetër, vetëm dua që të përfundojë kjo pjesë, pasi qarkullimin e kemi të vështirë”, ka thënë një qytetare.

“Meqë kjo punë ka nisur, atëherë edhe le të përfundojë. Është për të gjithë më mirë dhe kjo çështje nuk duhet të ndikohet nga politika”, ka thënë një tjetër.

Ndërkaq, ish-asamblisti, njëherësh kryetar i AAK-së në Mitrovicën e Veriut, Gëzim Alushi, thotë se gjatë kohës sa ishte në komunë në çdo mbledhje është diskutuar për këtë temë. Po ai dyshon se tash po bëhen ndryshe në projekt.

Por këtë e mohon zëvendëskryesuesi i Kuvendit Komunal nga Partia Demokratike e Kosovës në Veri.

Bashkim Cimili thotë se në 2 mbledhjet që i kanë mbajtur pas konstituimit të Kuvendit të ri, nuk është përmendur kjo çështje dhe sipas tij, për aq sa është në dijeni, nuk bëhet fjalë për ndryshim të projektit.

Se pse nuk kanë filluar punimet dhe nëse bëhet fjalë për ndryshim të projektit, KTV-ja ka provuar të kontaktojë gjatë gjithë ditës kryetarin e Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq, por ai nuk është përgjigjur.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img