03,05,2024

Asfaltohen mbi 3 kilometra rrugë në fshatin Gaçke

Must Read

Banorët e fshatit Gaçke, të mërkurën i janë gëzuar pa masë asfaltimit të rrugëve të tyre. Ata thanë se investime të tilla nuk janë bërë në këtë fshat që nga pas lufta.

Për të parë nga afër punimet që po realizohen në këto projekte ishte edhe numri një i qytetit të Ferizajt, Muharrem Svarqa. Ai tha se këto asfaltime janë shumë të rëndësishme për fshatin Gaçke me vet faktin se ka qene një lokalitet i cili është lenë pas dore në këto vitet e fundit.

“Është tepër i rëndësishëm për shkak të mungesës së investimeve në këto vitet e fundit dhe natyrisht se jam këtu jo vetëm për ti uruar, por edhe për t’i falënderuar për bashkëpunimin e treguar në veçanti në hapjen vullnetare të rrugëve duke liruar pronat e tyre në dobi të realizimit të projekteve infrastrukturore për interesin qytetarë, por jam po ashtu për të shprehur po ashtu edhe gëzimin tim, që ne përfundimisht po hymë në rrumbullaksimin e investimeve dhe në përmbushjen e synimit zgjedhor për çka edhe jemi zgjedhur në fund të vitit 2013”, ka thënë kryetari Svarqa.

Numri një i Ferizajt, Muharrem Svarqa, tha se rregullimi i rrugëve të fshatit Gackë po bëhet me standarde tashmë të njohura me gjashtë metra gjerësi dhe 8 centimetra asfalt.

“Ne po ashtu do të vazhdojmë me rrumbullaksimin e investimeve në tërë territorin e Komunës së Ferizajt, gjithsesi meqë jemi këtu ne do të inspektojmë punimet edhe në unazën e fshatit Greme që lidhe edhe Burrnikun, por edhe fshatin Gaçkë, investime që po realizohen edhe përmes Ministrisë së Infrastrukturës, investime të cilat do t’i japin kuptim jetës në këtë fshat dhe të cilat pa hezitim përfundimisht do të ndalim migrimin e banorëve të kësaj ane në veçanti nga fshati Burrnik”, është shprehur kryetari Svarqa.

Ndërkaq Shefqet Hajredini, ka thënë se me këto investime që po bëhen në fshatin Gaçke, po përmirësohet dukshëm infrastruktura e këtij fshati.

Edhe Tahir Shabani, banor i fshatit Gaçke ka falënderuar Komunën e Ferizaj dhe kryetarin Svarqa, për të gjitha investimet që po bëhen në fshatin e tyre.

U bë e ditur se vlera e këtyre projekteve kap shumën mbi 250 mijë euro, ndërkaq janë asfaltuar mbi 3 kilometra e gjysmë rrugë me asfalt.

   
- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dënohet shoferi i autobusit që bëri tejkalim në vijë të plotë në Ferizaj

Nga 3 prilli 2024, në Kosovë ka nisur së zbatuari Ligji i ri për rregullat e trafikut rrugor, i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img