19,12,2024

Asfaltohet rruga “Zejnullah Zejna”  në Sojevë të Ferizajt

Must Read

Banorët e  lagjes Sylaj   të Sojevës së Ferizajt më në fund po ndihen të lehtësuar me asfaltimin e rrugës “Zejnullah Zejna”

Është kjo rrugë   me një gjatësi rreth 2 kilometra e cila ishte edhe një  nga faktorët që bëri  shumë familje nga kjo zonë e brendshme e fshatit të braktisnin shtëpitë dhe të  vendoseshin në qytet apo rreth rrugës kryesore Ferizaj-Gjilan.

Ishin grumbulluar shumë fshatarë që të përcjellnin punimet e në mesin e tyre pati edhe  nga ata që me vite kanë braktisur këtë  pjesë dhe  nga shtëpitë e tyre kanë mbetur vetëm gërmadhat.

Punimet kishte dal ti përcjellë edhe kryetari i Ferizajt Muharrem Svarqa i cili këtë projekt e ka cilësuar si mjaftë të rëndësishëm  për banorët e mbetur por  edhe për ata që kanë lënë shtëpitë dhe janë larguar.

“Fakti që  më vite të tëra nuk është investuar në këtë lokalitet kjo ka një rëndësi të veçantë, që do të ndikoj në përmirësimin e jetës së këtyre banorëve . Këta  banorë edhe pse gjenden shumë afër qytetit për nga infrastruktura sikur kanë qenë të harruar.  Projekti që sot po realizohet  kapë shumën rreth 200 mijë euro. Për këtë rrugë shpreh edhe falënderimin tim ndaj këtyre banorëve të cilët  përveç angazhimit tonë që të realizohet ky projekt ata shprehën  gatishmërinë   që ky projekt të realizohet edhe me faljen e pronave të tyre që kjo rrugë të shtrohet sipas standardeve” tha Muharrem Svarqa   gjatë vizitës që i bëri punimeve në këtë rrugë.

Edhe kryetari i fshatit Sojevë, Sylejman Syla, ishte shumë i kënaqur me realizimin e këtij projekti.

“Është një rrugë e cila ishte shumë e vështirë për kalim e sidomos gjatë kohës së dimrit dhe ishte si shkaktar edhe për shpërnguljen nga kjo pjesë .Kjo rrugë tani mundë të shërbejë edhe si rrugë ndihmëse e cila lidhë  magjistralen  Ferizaj – Gjilan  me rrugën Ferizaj-Shkup përmes pjesës së rrugës që  lidhet me rrugën e kampit Bondsteel” tha Syla

Rruga e cila po shtrohej   kishte të  planifikuar edhe erozionet eventuale të dheut  ku në pjesë të caktuara ishin vënë  masive të betonit që rruga të mos jetë shkaktar i dëmtimit të pjesëve afër shtëpive.

Por gjatë përurimit të  fillimit të punëve kryetari Svarqa  kishte takuar edhe një të hendikepuar i cili për shkak  të vështirësive të rrugës kishte edhe vështirësi të dilte me karrocë.

Për këtë Svarqa atëherë i kishte premtuar se do të bëjë atë çka është e munduar që  edhe pjesa e rrugës prej 120 metrave të asfaltohet.

“Në kuadër të kësaj  për shkak të këtyre njerëzve më nevoja të veçanta kemi  bërë që në projekt të përfshihet edhe kjo rrugë pasi për këta njerëz është shumë me rëndësi” tha Svarqa.

Ishte kjo pjesë e rrugës  ku edhe pse ende nuk kishte arritur asfalti  vetvetiu fshatarët  drejtoheshin nga kjo pjesë  sikur donin të tregonin falënderimin se  kjo pjesë edhe pse ishte e shkurtër për ta kishte një rëndësi të veçantë, që  tregon solidarizimin me njerëzit me nevoja të veçanta.

14137662_1111854972194748_743450312_n 14138531_1111854912194754_1507037985_n 14088774_1111854825528096_1282359395_n 14137947_1111854625528116_422272051_n 14137749_1111854692194776_1790031346_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img