Është asfaltuar rruga në fshatin Nikaj në kuadër të projektit “ Zgjerimi- Kanalizimi dhe asfaltimi i rrugës në fshatin Nikë-faza e dytë”. Përmes këtij projekti është asfaltuar rruga me gjerësi 5 m dhe gjatësi 519 m, ndërsa trashësia 8 cm, si dhe është rregulluar pjesa e kanalit dhe rrigollave përgjatë rrugës.
Për të përcjellur ecurinë e punëve, vendpunishten e ka vizituar kryetari i Komunës, z. Besim Ilazi. Kryetari Ilazi është shprehur i kënaqur me cilësinë e punimeve, kurse banorët e fshatit Nikaj u shprehën mirënjohës ndaj Komunës së Kaçanikut për realizimin e këtij projekti, ndërsa thanë se rruga do të ndikoj dukshëm në përmirësimin e jetës së tyre. Asfaltimi i rrugës në Fshatin Nikaj ka kushtuar 35 mijë e 655 euro, mjete këto të ndara nga buxheti komunal për investime kapitale për vitin 2016.