Të premten qytetit të Ferizajt i është shtuar edhe një rrugë e asfaltuar, bëhet fajlë për asfaltimin e rrugës “Mujë Krasniqi”.
Nga afër punimet në asfaltimin e kësaj rruge i ka përcjell numri një i Drejtorisë së infrastrukturës, Gafurr llazi, i cili ka vlerësuar tejet lart rregullimin e kësaj rruge.
“Është një rrugë shumë e rëndësishme për banorët e kësaj lagjeje, sepse do ju krijojë një qasje shumë të lehte edhe më rrugën “Hasan Prishtina”, rrugën “Astrit Bytyqi” dhe me rrugën ‘Rexhep Bislimi”, tha drejtori Ilazi.
Nga ana tjetër mirënjohës qeverisë lokale të Ferizajt për rregullimin dhe asfaltimin e rrugës “Mujë Krasniqi”, janë shprehur edhe banorët e kësaj rruge. Thanë se kjo rrugë po rregullohet me standarde të mëdha dhe se ka qenë e domosdoshme që të asfaltohet.
Vlera e këtij projekti kap shumën 16 mijë euro, mjete këto të buxhetit komunal të Ferizajt.