Në këto ditë nëntori është bërë edhe asfaltimi i rrugës “Metush Krasniqi”në Ferizaj.
Nga afër punimet në këtë asfaltim i ka inspektuar edhe numri një i qytetit të Ferizajt, Muharrem Svaqra së bashku me drejtorin e infrastrukturës, Gafurr Ilazin si dhe zyrtarë të tjerë komunale.
Kjo rrugë u cilësua si shumë e rëndësishme me vet faktin se përmes kësaj rrugë lidhen edhe shumë rrugë të qytetit. Me këtë rast kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, ka thënë se asfaltimi i rrugëve në qytet do të përfundoje në afatet e parapara.
“Është një projekt që për fat të keq i vonuar për shkak të pengesave nga një numër shumë i vogël i banorëve me pjesën më të madhe të të cilëve ne kemi arrit që të gjejmë mundësinë përmes konsensusit dhe bashkëpunimit që të asfaltojmë këtë rrugë, për nevojat e qytetarëve, sepse është një rrugë tejet e rëndësishme e që lidhet me magjistralen Prishtinë-Shkup. Kjo rrugë ka kaluar nëpër të gjitha proceduarat e debatit publik, dhe është futur në planin urbanistik me pëlqimin e gjithë banorëve, por përkundër asaj që të gjithë kanë qenë të pajtimit që të shtrohet kjo rrugë me këtë gjerësi, tani për shkak të rritjes së çmimeve të pasurisë të patundshme këtu, një pjesë e atyre që kanë deklaruar që do të jenë solidar me komunën në mënyrë që mos të fillojnë procedurat e shpronësimit, ata tashmë janë penduar dhe ne natyrisht ju kemi premtuar që do të zhvillojmë të gjitha procedurat për shpronësim “, ka thënë kryetari Svarqa.
U bë e ditur se vlera e këtij projekti kap shumën rreth 187 mijë euro. Gjatësia e rrugës është mbi një kilometër, me një gjerësi prej gjashtë metrave dhe ka edhe tete centimetra asfalt.