03,05,2024

Asfaltohet rruga “Luigj Gurakuqi” në Ferizaj

Must Read

Të martën edhe bërë asfaltimi i rrugës “Luigj Gurakuqi” në Ferizaj.

Për të parë nga afër punimet që po bëheshin në këtë rrugë., doli kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, drejtori i infrastrukturës, Gafurr Ilazi dhe drejtoresha e financave Lirije Syla.
Me këtë rast u theksua se asfaltimi i kësaj rrugë ka rëndësi tepër të madhe për banorët e kësaj pjese të qytetit.

“Është projekt i rëndësishëm për lëvizjen e lirë të qytetarëve për shkak se këtu ka pasur gjithçka tjetër , por jo ndonjë rrugë që ka mundur t’i gjasojë rrugës. Kemi intervenuar në zgjerimin e rrugës, e cila ka qenë jashtëzakonisht shumë e ngushtë, dhe unë u jam mirënjohës dhe falënderues qytetarëve të këtij lokaliteti që kanë qenë shumë tolerant dhe kanë ndihmuar komunën në realizimin e këtij projekti”, ka thënë kryetari Svarqa, duke shtuar se gjatë këtij viti në Komunën e Ferizajt, janë realizuar një numër i konsiderueshëm i projekteve me rëndësi jetike, si nga investimet kapitale, por edhe nga ministritë të ndryshme të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

“Është e rëndësishme që ne po përmbyllim investimet kapitale të buxhetit të komunës së Ferizajt në shumën rreth 8 milion euro, por ne kemi përfituar edhe projekte të shumta nga ministritë të ndryshme që kapin shuma me tepër se sa ka pasur komuna e Ferizajt. Po ashtu kemi përfituar edhe projekte edhe nga Bashkimi Evropian”, ka potencuar kryetari Svarqa.

Nga ana tjetër edhe banorët e kësaj pjesë të qytetit e kanë mirëpritur asfaltimin e rrugës së tyre. Thanë se tash e tutje do të kenë shumë më të lehtë edhe qarkullimin e tyre.

U bë e ditur se asfaltimi i rrugës “Luigj Gurakuqi”, është realizuar nga mjetet e buxhetit komunal dhe ka kushtuar mbi 80 mijë euro, ndërsa gjatësia e rrugës është mbi një kilometër dhe ka dy shtresa të asfaltit.

15492206_1370437839657702_5865516385727685787_n 15589723_1370437886324364_6348909392411675594_n 15542233_1370437889657697_4640843829104252179_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjykata ia cakton masën e paraburgimit të dyshuarit për dhunimin e viktimës me aftësi të kufizuara mendore në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img