28,04,2024

Asfaltohet rruga “Jeta e re” në Llojza

Must Read

Ferizaj.07.09.2018. Gjatë ditës së sotme, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka inspektuar punimet në asfaltimin e rrugës “Jeta e re” në Llojza. Ai takoi banorët e kësaj zone të cilët falënderuan të parin e Ferizajt për përfundimin e këtij investimi mjaft të rëndësishëm për gjithë këtë zonë.

Në anën tjetër, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu tha se në territorin e Ferizajt këto ditë ka një zhvillim të hovshëm të projekteve infrastrukturore. Kjo për faktin se qeverisja e re i ka dhënë drejtim shumë prej këtyre projekteve dhe ka vullnetin e plotë për të përmbyllur përfundimisht ciklin e investimeve infrastrukturore në fshatrat e komunës sonë dhe në qytet. Ai uroi banorët e kësaj lagje duke u shprehur se punimet që po kryhet janë në mbikëqyrje të plotë të institucioneve lokale, për cilësinë e tyre, për të cilat qeverisja lokale është e pakompromis.

Ky projekt dhe shumë projekte që po realizohen në këtë zonë dhe zona të tjera janë dëshmi e një hovi të mirëplanifikuar të qeverisjes lokale për të shtrirë investimet në të gjithë territorin e Ferizajt me projekte zhvillimore, kryesisht të fushës infrastrukturore.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img