22,12,2024

Asfaltohet rruga “Fejzullah Çerkini” në Zaskok të Ferizajt

Must Read

Këtë të enjte është asfaltuar rruga “Fejzullah Çerkini” në Zaskok të Ferizajt me një gjatësi prej  672 metra.

Banorët e fshatit Zaskok në lagjen  “Fejzullah Çerkini”  sot kishin dalë të përcjellin punimet  në asfaltimin e rrugës së lagjes e cila siç thonë ata ishte në gjendje shumë të keqe.

“Ishte një rrugë  në gjendje shumë të keqe . Dha sot siç po shihet ky problem po merr fund dhe kjo rrugë po asfaltohet sipas standardeve   dhe me një gjerësi prej 6 metrave e cila o të zgjidhë problem e banorëve të kësaj ane” tha  Ismet Çerkini,banorë i kësaj lagje.

Për të përcjellë punimet kishte dalë edhe kryetari i Ferizajt Muharrem Svarqa i cili përveç inspektimit të punimeve ka shfrytëzuar rastin që të falënderoi edhe banorët e kësaj lagje të cilat për  zgjerimin e rrugës dhe rregullimin e saj kishin liruar pronat e tyre pa asnjë kompensim.

“Kjo është një rrugë tepër e rëndësishme për banorët e rrugës “Fejzullah Çerkini” të fshatit Zaskok.Kjo rrugë shpie në drejtim të lagjes së Mahallës për të cilën mendojmë që shumë shpejt  do të kemi mundësi që edhe at ta asfaltojmë..Është një projekt i cili nuk do të mundë të realizohej pa ndihmën edhe të banorëve të fshatit Zaskok të cilët pa asnjë kompensim  kanë liruar pronat e tyre në dobi të zgjerimit të të kësaj rruge  kësaj  rrugë  në pjesët e lumit I kemi vënë edhe pjesët mbrojtëse të betonit sipas standardeve . Kjo është edhe njëra prej rrugëve të cilat po ndërtohen vitet e fundit në  bazë të standardeve në një gjerësi prej 6 metrash dhe me një trashësi prej dy shtresash,njëra 7 cm dhe tjetra  prej 4 cm. Kjo rrugë ka një gjatësi  prej 672 metra e cila buxhetit të komunës së Ferizajt  i ka kushtuar   rreth 110 mijë euro.” ka thënë Muharrm Svarqa.

Svarqa  me këtë rast  ka falënderuar banorët e fshatit Zaskok për  dhurimin e pronave pa asnjë kompensim në dobi të këtyre projekteve si dhe ka bërë apel edhe  që shembulli i këtyre banorëve  të ndjeket edhe nga të tjerët që projektet të mos vihen në pikëpyetje si rezultat I mjeteve  dhe konsensusit për të mos kaluar nëpër prona  në dobi të interesit qytetar.

“Buxhetet e komunës janë të limituara dhe  nuk ka mundësi të shpronësohen prona me shuma të mëdha  dhe të cilat janë shumë të kushtueshme” tha Svarqa.

U bë e ditur  se gjatë realizimit të këtij projekti në një pjesë ishte ndërruar edhe rrjedha e lumit  për të zvogëluar   mundësit e vërshimeve në  rastet eventuale të reshjeve të mëdha./Ferizajpress.com

 

14030911_1106007176112861_14582672_n 14030874_1106007149446197_566796536_n 14054745_1106007122779533_165878510_n 14054741_1106007072779538_1551400090_n 14054607_1106007019446210_881691508_n 14012322_1106006982779547_1399017157_o 14074413_1106006942779551_1275916964_o 14037362_1106006932779552_1481102347_o 14059930_1106006896112889_1976309443_o 14060272_1106006842779561_576184147_o 14060497_1106006836112895_147429556_o 14012861_1106006819446230_311756505_o 14074548_1106006806112898_1850228266_o 14045061_1106006789446233_305618139_o dy

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img