26,11,2025

Asfaltohet edhe rruga “Xhafer Deva”

Must Read

Komuna e Ferizajt, gjatë këtyre ditëve është në vlugun e realizmit të shumë projekteve infrastrukturore. Njëri ndër këta projekte, është edhe rregullimi dhe asfaltimi i rrugës “Xhafer Deva” në Ferizaj. Punimet në asfaltimin e kësaj rrugë nga afër sot i ka parë edhe numri një i qeverisë lokale të Ferizajt, Muharrem Svarqa, së bashku me drejtorin e Infrastrukturës, Gafurr Ilazin. Svarqa tha se ky projekt po realizohet në kuadër të investimeve që po bëhen në qytet.

“Rruga “Xhefer Deva”, është një rrugë shumë e rëndësishme sepse lidh edhe dy rrugët kryesore, rrugën “Kadri Zeka” dhe rrugën “Astrit Bytyqi”, një rrugë që është e gjatë mbi 350 metra dhe që pa pasur nevojë për shpronësime, ne kemi arrit mesataren pesë metra e gjysmë ta kemi në tërë sipërfaqen e kësaj rruge, e cila buxhetit të komunës së Ferizajt i ka kushtuar 35 mijë euro, dhe mendoj se po bëjmë gjithçka që është e mundur që asfaltimet për rregullimin e infrastrukturës rrugore, tanimë mos te kenë të ndalur në Komunën e Ferizajt. Unë jam shumë i sigurt që kjo ka qenë një pritje shumë e gjate e këtyre banorëve por shpeshherë pritjet e gjata shpaguhen, për shkak të aplikimeve të standardeve dhe kualiteteve që po zbatojmë në realizmin e këtyre projekteve”, është shprehur kryetari Svarqa.

Nga ana tjetër Emine Berisha, banorë e kësaj lagjeje tha se asfaltimin e rrugës së tyre e kanë pritur me vite të tëra.

“Ka 30 vite që presim asfaltimin e rrugës sonë. Kjo rrugë ka qenë në gjendje të mjerueshme, ndërsa ne sot falënderojmë Komunën dhe kryetarin që po bëjnë rregullimin e rrugës sonë”, ka thënë Berisha.

U bë e ditur se gjatë këtij viti në Komunën e Ferizajt do të kryhen rreth 96 projekte infrastrukturore, ndërsa gjatë ditëve në vijim do të ketë edhe asfaltime të rrugëve të tjera në qytet por edhe në fshatrat e Komunës së Ferizajt.

13913905_1225094160858738_1944036838044847860_o 13920435_1225094127525408_5243631272108421919_o 13923426_1225094130858741_1213773529560469971_o 13723909_1225094080858746_3857142158114697680_o 13937784_1225094077525413_6471236352350565069_o

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img