10,09,2025

Asfaltohen rrugët e Talinovcit të Muhaxherëve

Must Read

Ferizaj.03.04.2017. Të hënën në fshatin Talinovc të Muhaxherëve, ka filluar të bëhet asfaltimi i i shtresës së dytë të asfaltit në rrugën kryesore të fshatit por edhe rrugicat.

Nga afër punimet në këtë asfaltim i ka përcjellë  kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Bujqësisë Ismet Vranovcin, drejtorin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Naim Feratin si dhe mbikëqyrësit e këtij projekti.
Me këtë rast kryetari Svarqa tha se kjo rrugë ka rëndësi tepër të madhe për banorët e këtij fshati, sepse sipas tij lidh qarkullimin me rrugët kryesore dhe rrugët alternative që shpiejnë në drejtim të magjistrales.

“Me këtë ne po përmbyllim ciklin e investimeve prej mbi 150 mijë euro në këto rrugica, me dy shtresa asfalti njëra 7 dhe tjetra 5 centimetra, që garantojnë një afat më të lartë të qëndrueshmërisë së këtyre investimeve, që është synim kryesor i qeverisjes komunale për t’i hapur rrugë edhe investimeve të tjera të parapara në projektet tona buxhetore për fshatin Talinovc të Muhaxherëve, të cilin ne e konsiderojmë si një paralagje të qytetit, dhe i cili meriton investime shumë të mëdha përkundër asaj që ka qenë një nga fshatrat gjeografikisht shumë afër qytetit, por shumë larg investimeve në këto vitet e pasluftës”, është shprehur kryetari Svarqa.

Numri një i qytetit të Ferizajt, Muharrem Svarqa, tha se ky vit , do të jetë vit i investimeve në qytete sepse, tashmë po përmbyllet edhe cikli i investimeve nëpër fshatra, duke llogaritur kështu edhe vazhdimin e projekteve të viteve të mëparshme, por edhe të vitit që sapo e lame pas.

“Është mirë që në këtë vit, do të realizojmë investimet kryesore sa i përket përmbylljes së ciklit të asfaltimeve nëpër fshatra, dhe investimeve të domosdoshme në qytet, të cilat investime do të ndryshojnë pamjen e qytetit, do të krijojnë mundësin e lidhjes së rrugëve në mes vete, rrënime të shtëpive të cilat kanë qenë pengës për lidhje të rrugëve dhe të qarkullimit normal të qytetarëve dhe automjeteve siç është lidhja e rrugës “Astrit Bytyqi”, përmes rrugës kah “Bajraktarët” për tu lidhur me magjistralen, si dhe rruga “Fehmi Lladrovci” e cila ka qenë një rrugë pa kryeje, ndërsa tash do të lidhet më rrugën “Astrit Bytyqi”, tha Svarqa, përderisa shtoi se do të evidentojnë të gjitha mundësitë për hapjen e rrugëve të qytetit në mënyrë që edhe qarkullimi i këmbësorëve, por edhe i automjeteve të bëhet ma i lehtë.

Nga ana tjetër edhe banorët e këtij fshati, kanë mirëpritur realizmin e asfaltimi të rrugëve të tyre, duke thënë se një asfaltim i tillë është dashur të bëhet qysh më parë.

U bë e ditur se asfaltimi i rrugëve në fshatin Talinovc të Muhaxherëve, komunës së Ferizajt, i ka kushtuar 150 mijë euro, ndërsa gjatësia e këtyre rrugëve është mbi 3 kilometra.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img