28,01,2026

Asambleistja më e votuar e LDK-së në Ferizaj, nga sot kalon në VV

Must Read

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në një postim të tij në Facebook njoftoj se partisë së tij po i bashkohet edhe një asambleiste e LDK-së nga komuna e Ferizajit, Yllka Neziri.

Yllka Neziri është asambleistja më e votuar e LDK-së në Komunën e Ferizajt, teksa Kurti ka thënë se ajo rrjedh nga një familje intelektualësh.

Yllka rrjedh nga një familje intelektualësh, ka gradën Bachelor në drejtimin Banka, Financa dhe Kontabilitet, dhe Master në po të njëjtin drejtim.

Ajo ka përvojë si financiere dhe në fushën e kontabilitetit në sektorin privat, aktualisht mban pozitën e Financieres në KRM Pastërtia Sh.A.

Ajo po ashtu është anëtare e Komisionit për Buxhet dhe Financa në Kuvendin Komunal të Ferizajt, dhe tani e tutje do të jetë një vlerë e shtuar në grupin e asambleistëve të Lëvizjes në Ferizaj ka shkruar Kurti

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ndërpritet përkohësisht transporti publik urban në Ferizaj

Komuna e Ferizajt ka njoftuar se nga data 27 janar 2026 (e martë) do të pezullohet përkohësisht transporti publik...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img