Asambleistja Hysnije Mustafa Shamolli organizoi ditëlindjen e parë të Lejlas, familja e së cilës është rast social dhe është ndihmuar edhe më parë nga ajo dhe nxënëset e saj.
Ajo bashkoi njerëz profesional dhe ditëlindja e parë e Lejlas doli një festë e vërtetë.
“Nëna e Lejlas më tregoi që vajza ka ditëlindjen e parë dhe si nënë që jam e kuptoja dëshirën e saj që të kishte tortën dhe fustanin e duhur e ti bënte ndonjë fotografi. Ajo thjeshtë më kërkoi që ti gjej një fustan të vajzës sime për vajzën e saj sa ta vishte bukur në ditëlindjen e parē, por më eci puna mirë dhe me kaq shumē njerëz të mirë rreth meje arritëm ta gëzonim kaq shumë një nënë të re. Bisedova me nxënësit e mi dhe ata vendosën të grumbullojnë pak para për tortën. Ndërkohë, fotografja e njohur Bardha Goga pranoi ti bënte një set fotografish pa pagesë, zonja Shpresa Rexhepi nga “Gelato Cakehouse” na e bëri tortën dhuratë, Fatmir Hoxha na e dha sallën e restauruan “Ujëvara” pa pagesë dhe Ina Shaqiri nga “In Alb Decor” na ofroi dekorin pa pagesë. Të gjithë pranuan me shumë kënaqësi të bashkëpunonim që Lejla e vogël të kishte kujtime të bukura nga ditëlindja e saj e parë dhe prindërit e saj të ndjeheshin të gëzuar sot. Kështu, bëmë një ekipë profesionale me njerëz kaq tē mirë dhe dhuruam sadopak gëzim! Si nënë, sot ndjehem jashtëzakonisht e përmbushur kur gëzuam një nënë tjetër” ka thënë Hysnije Mustafa Shamolli.
Must Read