04,05,2024

Asambleistët e PDK-së bojkotojnë seancën e Kuvendit të Ferizajt

Must Read

Më poshtë keni deklaratën e Kryetarit të grupit të PDK-së z. Gazmend Bytyçi, të lexuar në seancën e sotme.

Të nderuar,
Tashmë të gjithë kemi para vetes këtë material të seancës së asamblesë komunale dhe besoj që anëtarëve të kuvendit dikush duhet t’iu jap sqarime shtesë.
Në KPF edhe ne kemi kërkuar informacione dhe kemi bërë pyetje, të shumta, por mbi të gjitha qëndron çështja pse po luhet me dinjitetin e këtij kuvendi.
Sot po pyesim përsëri?
Për çfarë dhe kujt i shërben Kuvendi i Komunës së Ferizajt?
Për çfarë shërbejnë të zgjedhurit e qytetarëve në këtë Kuvend?
I kujt është ky Kuvend?
Në çka është shndërruar ky Kuvend?
A është kuvendi i komunës së Ferizajt lavatriqe e kësaj qeverisje për punët e pista që ka bërë e po bënë.
A është ky kuvend strehë e mashtrimeve dhe fshehje e Kryetarit pas vendimeve të një organi kolegial për të shmangur përgjegjësine penale për këto keqpërdorime flagrante me pronat e qytetarëve të Ferizajt

Kujt po intereson ta devalvojë këtë Kuvend duke e shndërruar në makineri votimi, ngase të gjithë e dini se tërë këtë material prej më shumë se tre- katerqind faqesh nuk mund të përpunohet e shtjellohet edhe me tri seanca e lëre më me një.
Jam shumë i sigurtë se secili nga ju keni pyetur se çka po ndodhë me Komunën tonë, pse kjo nguti me gjithë këto prona. Athua është seanca e fundit, a thua s’do të këtë më kuvend apo çka?
Para vetes kemi materiale me propozime- vendime që ju e dini se janë të dëmshme, por mbi të gjitha anntiligjore.
Kemi propozime- vendime që kishim edhe në seancën e kaluar. Pyes kryetarin me çfarë logjike tenton që me çdo kusht dhe duke shkelë mbi vullnetin e lirë të anëtarve të kuvendit të japësh prona në shfrytëzim? Po flasim për hapësirën brenda komunës tonë, në të cilën që të gjithë e dijmë se është ushtruar biznes i paligjshëm dhe askush s’po jep llogari.
Gjithashtu po tentohet të jepet prona private e qytetarëve tanë në parcelën afër tregut të gjelbër, në mënyrë të paligjshme dhe duke mos marrë parsysh ligjin për bashkëpronësi, por ligjin për dhënien në këmbim e shfrytëzim të pronave komunale.
E kemi thënë dhe po e përsërisim, se edhe po të ishte e drejtë ligjore, është shumë e dëmshme, pra jo ne interes të qytetarëve, parmendoni po jepet një parcelë me vetëm 18% në interes të komunës dhe banorëve.
Kush mund të na thotë se kush po fiton këtu, ne interes te kujt janë keto vendime?
Në interes të Qytetarëve tanë sigurisht se jo, të Komunës jo se jo. Athua të kujt?
Kemi edhe një mori propozim-vendime që kan të bëjnë më prona komunale por mjaft shumë edhe prona private. E këtu te pronat private kemi kundërshtime nga vetë banorët që janë pronarë dhe nuk dëshirojnë të hyjnë në këtë proces të paligjshëm. Me çfarë të drejte mundet dikush t’ua merr pronën private dikujt, nëse nuk është në interes të përgjithshëm, pa marrëveshje paraprake, ngase në matrerialet që kemi nuk figuron asnjë marrëveshje me banorët. Madje, kemi edhe deklarimet e tyre publikie se janë kundër këtyre vendimeve, kundër janë deklaruar edhe vetë drejtorët përkatës të qeverisë komunale.
Këto janë vetëm disa arsye që kjo seancë nuk duhet fare të mbahet, ngase është e papaërgatitur dhe është e mundur që përmes këtij materiali voluminoz të merren vendime shumë të dëmshme.
Të nderuar kolegë, do të jëni dëshmitarë të këtyre shkeljeve në këtë seancë, e dijmë që kryetari me kokëfortësi do të tentojë që të gjitha këto pikave t’u shkoj deri në fund.
Por jo me ne, ne do të jemi kundër gjithë këtyrë shkeljeve, ngase konsiderojmë se po tentohet që të instalohet edhe praktika nga e kaluara kur qytetarëve dhunshëm u merrej edhe prona private.

Grupi parlamentar i PDK-së në mënyrë të vazhduar dhe këmbëngulësisht ka kërkuar që të ketë një kuvend të dinjitetshëm dhe të merituar për qytetarët e Ferizajt, por ky kuvend nuk po mund dhe nuk po lejohet të shndërrohet në një kuvend të tillë, sepse tashmë kryetari i komunës ka pasur dhe ka qëllime të tjera që nuk janë në përputhje me respektimin e ligjit dhe agjendën qytetare. Ne kishim dorëzuar në MAPL një dokument të tërë me shkeljet e shumta ligjore që po bën kryetari dhe kuvendi i komunës së Ferizajt, por për arsye të ndikimeve politike nuk ishte trajtuar seriozisht dhe ja që më në fund po kemi megjithatë kthim të shumë vendimeve të KK-Ferizaj si të kundërligjshme.
Kjo është vetëm një konfirmim i pjesshëm sa për të konstatuar se me çfarë dhe si ka funksionuar dhe si po funksionon KK- Ferizaj. Kjo është një vazhdimësi e shkeljeve ligjore dhe zhvlerësim i organit më të lartë të komunës së Ferizajt.
Ne jemi të lumtur që së paku kemi tërhequr vërejtjen për gjitha këto gjëra dhe kemi bërë pjesën e punës që na takon si opozitë dhe prandaj as sot nuk do të jemi pjesë e shkeljeve ligjore. Për këtë dhe shumë arsye të tjera Ne sot nuk do marrim pjesë në këtë seancë. Gjithashtu, ne konsiderojmë se nuk është konsumuar afati ligjor prej thirrjes së seancës e deri në ditën e mbajtjes së saj.
Ju ftojmë edhe juve kolegë të nderuar që mos të jeni pjesë e kësaj seance, thjeshtë ta bojkotoni.
Ju faleminderit.

Kryetarit të grupit të PDK-së z. Gazmend Bytyçi

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zhduket një vajzë e mitur në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se është zhdukur një vajzë e mitur në Ferizaj. Sipas policisë, babi ka raportuar se...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img