10,01,2026

Artpolis prezanton shfaqjen Forum Teatër: “Çështje zakoni” në Teatrin e qytetit “Adriana Abdullahu” Ferizaj

Must Read

Artpolis prezanton shfaqjen Forum Teatër: “Çështje zakoni” në Teatrin e qytetit “Adriana Abdullahu” Ferizaj me 30 Shtator 2016, në ora 12:00.
Familja Murtezi vendoset në banesën e re në Prishtinë, befasi kjo e përgatitur nga babai, Vetoni. Por kur vëllai i Vetonit vjen për vizitë, në pah del dhe çështja e ndarjes së trashëgimisë familjare dhe ndarjes së pronës së trashëguar gjë që “shkund” raportet familjare.
“Çështje zakoni” sfidon mentalitetet dhe rolet gjinore që shpesh herë dalin të jenë më të forta se vet ligji!

Në këtë shfaqje interaktive Publiku nuk është vetëm shikues pasiv, por bëhet pjesë aktive e kësaj drame përmes Forumit dhe diskutimeve të cilat mundësojnë komunikimin me personazhet e shfaqjes.
Regjia dhe koncepti: Zana Hoxha Krasniqi
Dramaturge: Dhurata Hoti
Luajnë:
Kushtrim Qerimi, Donikë Ahmeti, Ermal Sadiku, Qendresa Kajtazi, Edon Shileku
Moderator: Flakron Rexhepaj
Organizatore: Agnesa Xheladini
Ndriqimi dhe zërimi: Skender Latifi
Realizmi dhe prezentimi i shfaqjes “Çështje zakoni” në 15 Komuna të Kosovës nga ARTPOLIS është në kuadër të projektit “Rritja e ndërgjegjësimit mbi të drejtat pronësore të grave përmes artit” dhe përkrahet në kuadër të Programit Angazhimi për Barazi, i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID dhe implementuar nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim – ATRC.
Repriza e radhës në Teatrin e qytetit “Adriana Abdullahu” në Ferizaj me 30 Shtator 2016, në ora 12:00.


Hyrja është falas për të gjithë
!

14470866_693461974138096_2017342566_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img