14,07,2025

Artisti nga Franca Anok, do të jetë pjesë e festivalit ‘MURALFEST’

Must Read

Ferizaj.24.04.2017. “MURALFEST” është festivali i cili synon të jetë promotor i nismave të ndryshme që kanë për qëllim shprehjen artistike rreth problemeve të shoqërisë përmes artit, shkruan KultPlus.

David Rapo i njohur me nofkën “Anok”, është një grafist nga Franca, i cili edhe është mysafir në Festivalin e Muraleve ‘MURALFEST’ në Ferizaj, shkruan KultPlus. Për Anook Arti i rrugës, është arti i lirë. Ai thotë që para një viti nuk kishte informacione lidhur me Republikën e Kosovës, mirëpo falë zonjës Marie Christine Mari Eger, drejtoreshë e Organizatës Nouvel Est / Lindja E Re, e cila qëllim ka bashkëpunimin kulturorë mes Francës dhe Kosovës, ai do të vijë në Kosovë.

“MURALFEST” është festivali i cili synon të jetë promotor i nismave të ndryshme që kanë për qëllim shprehjen artistike rreth problemeve të shoqërisë përmes artit. Ky festival organizohet në qytetin e Ferizajt dhe ka karakter ndërkombëtar, dhe praktikohet në shumë vende të botës, po tash për herë të dytë edhe në Kosovë. /KultPlus.com

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zjarr në malet mes Nerodimes dhe Dremjakut – Apel për kujdes nga banorët

Ferizaj, 13 Korrik 2025 – Një vatër zjarri ka përfshirë mbrëmjen e sotme zonën malore përgjatë rrugës që lidh...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img