15,10,2024

Artisti ferizajas Jetullah Sylejmani përfaqëson Kosovën në Bienalen e Artistëve të Evropës dhe Mesdheut

Must Read

Artisti Jetullah Sylejmani është përzgjedhur që ta përfaqësoj shtetin e Kosovës në Bienalen e Artistëve të Evropës dhe Mesdheut (BJCEM “Biennale des Jeunes Créateurs de l’Europe et de la Méditerranée”) për arte pamore për vitin 2017.
Bienalja e Artistëve të Evropës dhe Mesdheut është një ndër ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare të artit ku organizohet çdo dy vjet dhe marrin pjesë vendet nga Evropa dhe Mesdheu si Franca, Italia, Spanja, Slovenia, Austria, Kroacia, Kosova, Shqipëria, Bosnja Hercegovina, Qipro, Egjipti, Greqia, Libani, Malta, Mali i zi, Moroko, Palestina, San Marino, Serbia, Tunisia, Turqia dhe Ukraina.
Kjo Biennale përfshinë 6 disiplina si: Art pamor, arte të aplikuara, film, muzikë, performancë dhe letërsi ku Kosova do të përfaqësohet me artistët Jetullah Sylejmanin, Leart Ramën, Alban Fejzën, grupin Oborri dhe Yll Xhaferin.
Artistët janë përzgjedhur nga një juri dhe kuratorë ndërkombëtarë.

16730989_1426295834082562_1618715915_n

Jetullah Sylejmani ka mbaruar studimet për Filozofi dhe studimet Master për Pikturë.
Ka marrë pjesë në shumë ekspozita në Kosovë dhe jashtë vendit si Francë, Itali, Kroaci.
Në vitin 2014 ishte finalist i ekspozitës bashkëkohore “Çmimi Artistët e së nesërmes” përzgjedhur nga juria ndërkombëtare Niels Van Tomme, Lucia Gavulová, Rozafa Basha, Thierry Bal, Slaven Tolj dhe Rudina Xhaferi.
Në vitin 2016 ishte finalist i ekspozitës bashkëkohore “Artistët e rinj” përzgjedhur nga juria ndërkombëtare Natacha Guibeau, Ibro Hasanovic, Leutrim Fishekqiu, Sislej Xhafa, Adrian Paci dhe Maksut Vezgishi.

Bienalja e Evropës dhe Mesdheut është një event multidisiplinar që çdo dy vjet mbledh në një qytet të ndryshëm, me qindra artistë të rinj së bashku, ku edicioni i fundit i Bienales “Mediterranea 17 Young Artists Biennale” është organizuar nga BJCEM dhe qyteti i Milanos duke mbledhur së bashku më shumë se 300 artistë.
Kjo Bienalja për herë të parë organizohet në Shqipëri, mes Tiranës dhe Durrësit, në datat 4-9 Maj 2017, do të sjellë së bashku më shumë se 230 artistë nga Evropa dhe Mesdheu.

16707178_1426295520749260_479224444_n
Tema kryesore e kësaj Bienale është nisur nga koncepti i ‘’shtëpisë’’ bazuar në këto katër elementë:
• Historia, duke pasur parasysh memorien dhe historitë personale ose kolektive, qofshin këto të ngulitura në kujtesë ose të harruara gjatë kohës.
• Konflikti, si gjendje njerëzore ndaj hapësirës fizike ku ne bashkëjetojmë.
• Ëndrra si projektim i shtëpisë, si e drejta themelore e njeriut për të qenë i lirë të zgjedhë dhe të dëshirojë shtëpinë e tij fizike apo imagjinare.
• Dështimi, elementi që qëndron mes përpjekjeve dhe pamundësisë duke u tjetërsuar gjatë rrugës në kërkim të shtëpisë së ëndrrave.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Njoftim nga Komuna e Ferizajt: Këto rrugë do të jenë të mbyllura për shkak të punimeve

Ju njoftojmë se Komuna Ferizajt, praktikisht Drejtoria e Infrastrukturës është në vazhdim të implementimit të projektit të “Bashkimit të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img