26,11,2024

Artistët ferizajas kërkojnë të mbrohen dhe tu jepen në shfrytëzim objektet e vjetra të ish gjimnazit të parë në Ferizaj

Must Read

Komuniteti i artistëve dhe pedagogëve të artit kërkon të marr në mbrojtje dhe mirëmbajtje ish ndërtesën e gjimnazit dhe ish  konviktit të nxënësve.

Komuniteti i artistëve dhe pedagogëve të artit në Ferizaj  përmes një kërkese sot i janë drejtuar qeverisë komunale të Ferizajt që tu japë në shfrytëzim ish ndërtesën e gjimnazit të vjetër (të ndërtuar në vitin 1928) dhe ish konviktin e nxënësve (i ndërtuar në vitin 1934)

Në këtë kërkesë  kërkohet që këto objekte të ridestinohen dhe të kalojnë në shfrytëzim  si shkollë e mesme e arteve.

Artistët ferizajas kërkesën e kanë bazuar edhe në vlerën kulturore të këtyre objekteve si dhe nevojën e këtij komuniteti për objekte bazuar  ne vlerën kulturore të tyre  e sidomos për lokalitetin ku gjendet, pasi të gjitha ndërtesat që kanë të bëjnë më artin dhe kulturën ferizajase  gjendet në afërsi dhe rreth këtyre objekteve.

“Nga ky këndvështrim optimist, një objekt i përhershëm që plotëson kërkesat dhe nevojat për nxënës dhe pedagogë të këtij institucioni edukativ, padyshim se mund të jetë objekti I vjetër (1934), i gjendet në Rr. Ramadan Rexhepi, përballë Qendrës së Kulturës në Ferizaj, (shih foton). Ne si komunitet i artistëve, bashkë me pedagogët e shkollës, artistët e lirë etj, e shtrojmë këtë kërkesë me shpresë që të hasim në mirëkuptim, fillimisht që ky objekt të mos rrënohet, e pastaj të destinohet si Shkollë e Mesme e Arteve në Ferizaj. Një gjë që është më se e domosdoshme të thuhet se ky objekt është afër Teatrit të Qytetit, afër Qendrës së Kulturës, afër Galerisë së Arteve, afër Muzeut të Qytetit, Kinemasë së Qytetit, Qendrës Rinore etj për të cilat më së shumti ka nevojë Shkolla e Mesme e Arteve për promovime dhe organizime” thuhet mes tjerash në kërkesën e nënshkruar nga artistët dhe pedagogët  e artit në Ferizaj.

Kjo Iniciativë vije nga një grup artistësh nga tri fushat e artit: figurativ, muzikor dhe dramatik si dëshirë që një ditë të krijohet një shkollë e mesme e veçantë e arteve apo “Liceu artistik” Ferizaj.

Autorët e kësaj kërkese besojnë që me punën  e tyre dhe me një përkrahje të vogël do të mund t’i kthejnë Ferizajt një objekt të kulturës me vlerë dhe të përdorshëm.

“Një renovim i vogël krijon hapësirë për ne e mbrojtje të arkitekturës së vjetër” ka thënë Lebibe Topalli, piktore dhe një nga aktivistet më aktive në Ferizaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img