28,08,2025

Arsim Bajrami,përuron objektin e ri të shkollës në Dushkajë,premton shkollë të re në Kaçanik të Vjetër

Must Read

Ministri i Arsimit ,Arsim Bajrami këtë të marte ka përuruar objektin e ri shkollor në lagjen Dushkaja, premton fillimin e ndërtimit të Shkollës Fillore në fshatin Kaçanik të Vjetër

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, priti sot në zyrën e tij ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Arsim Bajrami me bashkëpunëtorë. Kryetari Ilazi falënderoi ministrin e arsimit për mbështetjen e dhënë në Komunën e Kaçanikut, ndërsa shtoi se e kemi obligim që nxënësve dhe arsimtarëve të ju ofrojmë kushte dhe infrastrukturë arsimore për mësim. Nga ana tjetër Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Arsim Bajrami, uroi Kryetarin Ilazi për punën që po bën në Komunën e Kaçanikut, ndërsa tha se së shpejti do të fillojnë punimet në ndërtimin e objektit të ri shkollor në Shkollën Fillore “ Qamil Ilazi” në fshatin Kaçanik i Vjetër.
Pas këtij takimi me një solemnitet rasti është përuruar objekti shkollor në lagjen Dushkaja në Kaçanik, projekt i financuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
Prerjen e shiritit e bënë Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Arsim Bajrami, deputeti i parlamentit të Republikës së Kosovës  Elmi Reçica dhe Agim Aliu  si dhe drejtori për Arsim dhe Kulturë në Kaçanik Enver Kamishi.

Screen Shot 2016-09-06 at 16.02.14
Me këtë rast Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, uroi nxënësit dhe mësimdhënësit për objektin e ri shkollor. “ Sot është një ditë e veçantë për të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës “ Emin Duraku”, janë dy gëzime, fillimi i vitit shkollor si dhe mësimi në objektin e ri shkollor, një objekt modern, që plotëson kushtet dhe nevojat për mësim” tha mes tjerash Kryetari Ilazi. Ndërkohë Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë Arsim Bajrami, u shpreh i lumtur që është në qytetin historik në Kaçanik, ndërsa uroi nxënësit, mësimdhënësit dhe Komunën e Kaçanikut për objektin e ri shkollor. “Vitin e ri shkollor po e nisim në këtë objekt modern që ofron kushte te jashtëzakonshme për punë, është obligim i yni, që nxënësve të ju ofrojmë kushte për mësimdhënie cilësore” tha ministri Bajrami, ndërsa edhe në këtë solemnitet përsëriti premtimin e ministrisë së arsimit për ndërtimin e objektit të ri shkollor në Kaçanik të Vjetër.
Mysafirët në këtë solemnitet i përshëndeti edhe Avdyl Reka- Drejtori i Shkollës Fillore “ Emin Duraku”, i cili falënderoi MASHT-in dhe Komunën e Kaçanikut, ndërsa foli edhe për sukseset e kësaj shkolle në cilësinë e arsimit.
Më pas ministri i arsimit me bashkëpunëtorë dhe Kryetari i Komunës me stafin ekzekutiv, vizituan Shkollën Fillore “ Qamil Ilazi” në Kaçanik të Vjetër, për tu njohur nga afër me kushtet e kësaj shkolle, dhe njëherit Ministri Bajrami u premtoi nxënësve që vitin e ardhshëm shkollor do ta presin në objektin e ri shkollor.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia në Ferizaj gjobit me 40 euro shoferin që voziti me derën hapur

Policia në Ferizaj ka njoftuar se kanë identifikuar një shofer që kishte vozitur me derën hapur te ana e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img