Arrin në Kosovë kontingjenti i parë i vaksinave Pfizer të blera nga MSH

Kontingjenti i parë i vaksinave Pfizer të blera nga Ministria e Shëndetësisë, tanimë ka arritur në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik.

Kështu kanë bërë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Ky institucion ka nënshkruar kontratë me kompaninë Pfizer për blerjen e më shumë se 1.2 milionë dozave të vaksinave kundër Covid-19.

Ministri Arben Vitia ka deklaruar se vaksinat do të vijnë deri në fund të vitit me kontingjente të ndara.

Sipas tij me këto doza do të arrihet imunizimi i 60 për qind të popullsisë deri në fund të vitit.

Scroll to Top