Arrestohet personi që sulmoi punëtorin e sigurimit në Ferizaj

Një person është shoqëruar në stacion policor në Ferizaj, pasi që i njëjti në muajin dhjetor të vitit që shkoi, së bashku me tre shokët e tij kanë sulmuar fizikisht punëtorin e sigurimit në një qendër tregtare, ku gjatë përleshjes tek i dyshuari është vërejtur një armë.

Nga i dyshuari është konfiskuar një revole.

Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Leave a Comment

Scroll to Top