25,11,2025

Arrestohet personi i dyshuar për vrasjen në Malishevë

Must Read

Fillimisht, Policia ka njoftuar që me datë 11.09.2016 në ora 18:00 stacioni policor në Malishevë ka marr informatë lidhur me një person të zhdukur nga fshati Balincë, Komuna e Malishevës, ndërsa me datë 12.09.2016 në ora 17:25 viktima është gjetur  pa shenja jete në automjetin e tij në afërsi të një pylli në fshatin Mirushë të kësaj komune.

“Sot me datë 14.09.2016 pas një pune intensive operativo hetimore, Sektori Rajonal për Hetime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë në bashkëpunim me stacionin policor të Malishevës kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë personin e dyshuar”, ka bërë të ditur Policia.

Personi i dyshuar është, N.K shqiptar/ kosovar i moshës 41 vjeçar nga komuna e Malishevës.

Rasti vazhdon të hetohet nga Sektori Rajonal për Hetime në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit.

Xhavit Kelmendi, vëllai i viktimës, ka deklaruar ditë më parë se vëllai i tij mund të jetë vrarë për shkak të parave që kishte me vete në veturë, rreth 30 mijë euro. /Lajmi.net

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img