21,12,2024

Arrestohet për pushkë të gjuetisë pa leje, më pas rezulton si i dyshuar për 7 raste të vjedhjes

Must Read


Në orët e para të ditës së sotme, Policia e Kosovës në Shtime derisa po patrullonte në fshatin Rashincë të Shtimes, ka ndaluar një automjet me targa vendore.Gjatë kontrollit Policia ka gjetur dhe konfiskuar një pushkë e gjuetisë pa leje, 17 fishkë me një rrethatore, 3 bateri ndriçuese dore, 1 bateri ndriçuese e kokës, 2 palë doreza dhe një shumë e parave.Në veturë, sipas Policisë ishin vozitësi E. Z., 29-vjeçar dhe pasagjeri S. Q., 33-vjeçar, tek i cili edhe janë gjetur gjësendet e konfiskuara.
Sipas Policisë, ky i fundit më pas është ndaluar nën dyshimin se ka kryer shtatë raste të vjedhjeve.I gjithë rasti thuhet se ka ndodhur rreth orës 02:17 të mëngjesit, ndërsa dy personat e dyshuar janë shoqëruar në stacionin policor në Shtime.Pas intervistës, sipas Policisë, të dyshuari me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, pasagjeri S. Q. është ndaluar për 48 orë, ndërsa drejtuesi i automjetit E. Z. është liruar.Përderisa, rasti është thënë se është cilësuar “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve” dhe është duke vazhduar më tutje hetimi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img