17,11,2025

Arrestohet një person për zjarrëvënie në Ferizaj 

Must Read

Policia Rajonale e Ferizajt me datën 05.07.2023 rreth orës 19:25 kishte pranuar një informacion se në fshatin Jezerc të Ferizajt një mjet të punës ( bager) e kishte kapluar flaka. Policët e rendit e më pas hetuesit dhe krimteknikët rajonal kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kanë nisur hetimet. 

Hetuesit rajonal pas një pune intenzive, grumbullimit të informacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisë, kanë arritur që të sigurojnë prova të mjaftueshme dhe të identifikojnë të dyshuarin K.B (M/K) i moshës 54 vjeçar  dhe sot, datë 11.07.2023 rreth orës 09:00, të njëjtin e kanë arrestuar në shtëpinë e tij, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale zjarrëvënie.

I dyshuari K.B është shoqëruar në  Sektorin Rajonal të Hetimeve në Ferizaj dhe pas intervistimit të tij nga policët hetues, në prani edhe të avokatit mbrojtës sipas detyrës zyrtare, me vendim të prokurorit të rastit është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti rasti është cilësuar ‘’Zjarrëvënie’’ 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me qendër të re të Mjekësisë Familjare – ndër më modernet në rajon

Ferizaj ka shtuar një tjetër vlerë të rëndësishme në shërbimin shëndetësor publik. Sot është përuruar objekti i ri i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img